Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, lajmëroi nga Samiti i BE-s për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Londër, se do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.
Vizita e tij vjen në kuadër të një turi ballkanik që nis me Shkupin dhe qëllimi saj është sqarimi i hapave të mëtejshëm të integrimit pas kushteve te reja të dhëna për të dy vendet nga Komisioni Europian.
I pyetur nga gazetarët, Hahn tha:
Ne nuk kemi vendosur hapjen e negociatave nesër.
Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë.