• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu/ Gjyqtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali, e “fundos” edhe DSIK: Lidhje me botën e krimit

11:35 : 10/07/2018
në AKTUALITET, VETTING

Admir Thanza, gjykatës në Gjykatën e Lartë, i është nënshtruar sot Vettingut përpara KPK-së. Sipas një zbulimi të bërë nga ONM, gjyqtari rezulton i dënuar në Itali.

KPK tha se:

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka zbuluar më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Admir Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit. Admir Thanza është shprehur se e ka pranuar vjedhjen, por nuk e ka kryer atë. “E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare”, ka thënë Thanza.

Edhe DSIK e ka nxirë gjyqtarin, pasi ka konstatuar lidhje të tij me botën e krimit.

Lexo edhe:

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

“Ne lidhje me kontrollin e figures DSIK e ka nxjerre se subjekti nuk ka deklaruar procedim penal per nenet 244 dhe 249 ceshtje e pushuar ne vitin 2016. Ka kontakte te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar. Ai e ka fshehur kete fakt. DSIK konstaton papershtatshmeri per vazhdimin e detyres. Por KPK e rrezon raportin ne pjesen e kontakteve te papershtatshme si jo te bazuar ne prova”, tha relatorja e KPK.

Avokati i gjyqtarit, Sollaku tha: Lidhur me kontaktet kriminale, behet fjale per nje kontakt me nje person qe ka qene mik shtepie 20 vjet. Ai ishte ne proces penal, fillon ceshtja pa asnje fakt dhe pa asnje prove mbi bashkeshorten e personit qe po hetohej dhe ajo takohet ne Tirane me gjyqtarin dhe pasi pine kafe ajo nxjerr portofolin dhe paguan dhe kjo eshte marre si korrupsion. Per kete nisi hetim prokuroria e pergjithshme dhe hetimet u pushuan me pas edhe per mikun e familjes edhe per gjyqtarin.

Kush është Gjyqtari Admir Thanza;

Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Admir Thanza zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë të llogaritur në 27.5 milionë lekë, ndërkohë që llogaritë bankare të familjes Thanza kapin vlerën e 14.8 milionë lekëve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zotëron gjithashtu 3.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2.3 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Thanza kapin vlerën e 81.3 milionë lekëve për periudhën deklaruese, ku pjesën kryesore të tyre e zënë fitimet si notere të bashkëshortes së tij. Paga dhe shpërblimet nga funksioni të zotit Thanza zënë 28.5 për qind të të ardhurave totale të familjes, ndërkohë që 12 për qind e tyre ka si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z.Thanza, të cilat rezultojnë pa probleme sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Analiza ka identifikuar megjithatë disa “flamuj të kuq” në deklarimet periodike të gjyqtarit Thanza, njëra prej të cilave lidhet me detyrimet që ai u ka shoqërive të ndërtimit. Këto detyrime kapin vlerën e 2.6 milionë lekëve, ndërkohë që familja e gjyqtarit rezulton se ka akumuluar kursime në cash në vlerën e 3.9 milionë lekëve deri në fund të vitit 2017.

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2008 gjyqtari Thanza deklaron një pagesë shtesë ndaj një shoqërie ndërtuese për një apartament me sipërfaqe 69.9 m2, ndonëse apartamenti në fjalë nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar nga BIRN lidhet me deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti i bashkëshortes si notere. Në vitet 2008-2013, gjyqtari Thanza ka deklaruar xhiron vjetore dhe disa shpenzime të pjesshme nga ky aktivitet, ndërkohë që duhej deklaruar fitimi neto.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
SPORT

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
BOTA

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025
SHOW BIZ

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025
SPORT

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025
Para

VIDEO/ Lufta mes bandave të drogës në Itali, shqiptari u qëllua me 10 plumba, por…

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com