• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO-DETAJE/ Vëllai i prokurorit Fusha, i dënuar në Spanjë për trafik droge, me emër të ndryshuar “Sulejman Shkalla”

15:08 : 08/07/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ky që shihni në foto është Sulejman Fusha me emër të ndryshuar “Sulejman Shkalla”. Është 58 vjeç, ka lindur në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në burgun “Centro Pontanciario”, Villena Alicante në Spanjë. Të dhënat janë bërë të ditura nga deputeti Ervin Salianji. Deputeti tha gjithashtu se “në regjistrin e gjendjes civile ai rezulton të jetë vëllai i prokurorit Petrit Fusha, që deri para pak muajsh mbante detyrën “Drejtues i Prokurorisë së Tiranës”.

Fakti se prokurori Fusha ka një vëlla trafikant droge është denoncuar publikisht nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për media deputeti, Salianji, tha se: “Sulejman Fusha alias Sulejman Shkalla është kapur në Spanjë në v. 2011 me 70 kg heroinë. Pasi ka kryer dënimin e parë, Fusha është kapur sërish për të njëjtën vepër penale dhe aktualisht ndodhet në burg”.

Këto fakte dalin në dritë, kur kompania Fusha sh.p.k. ka paraqitur projektin e famshëm që mazhoranca e ktheu në ligj për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri, bashkë me 6 kulla përreth. Pronari i Fusha.sh.p.k. Shkëlqim Fusha, është djali i xhaxhait të trafikantit Sulejman Fusha dhe prokurorit Petrit Fusha.

Sipas Partisë Demokratike, Edi Rama dhe Çim Fusha po tentojnë të pastrojnë paratë e drogës duke ngritur kulla të larta në
Tiranë në dëm edhe të pronës publike, siç është Teatri Kombëtar.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Ervin Salianji:

Dje, Partia Demokratike bëri publike fakte konkrete që provojnë pazarin mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat e Teatrit Kombëtar.

Ne treguam se si Fusha ndërtoi në të zezë godinën luksoze të kryeministrit për të paktën 5 milion euro dhe mori prej Edi Ramës rreth 80 milionë euro tendera, shumica pa garë, si dhe një konçesion 125 milionë euro.

Sot ne po u bëjmë të ditur shqiptarëve se kompania Fusha është subjekt i ligjit antimafia dhe subjekt që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.

Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithçka.

Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.

Partia Demokratike nuk do të bëntë kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha.

Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës.

Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës. Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes dhe Damian Gjiknurit. Nga ministria e Gjiknurit kompania Fusha ka marrë vetëm këtë vit dy punë të mëdha: konçesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës.

Janë shumë të qarta lidhjet mafioze mes kompanisë Fusha, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e pista me 6 kulla tek Teatri dhe vëllezërve Fusha, njëri kryeprokuror që mbyll hetimet për Veliajn dhe ministrat e Ramës, njëri trafikant ndërkombëtar droge, i cili furnizon biznesin familjar me para kriminale.

Çdo prokurori në një vend demokratik do të niste menjëherë hetimin duke zbatuar ligjin Antimafia për kompaninë Fusha. Por prokuroria private e Edi Ramës nuk ka për të hetuar kompaninë që do të pastrojë paratë e pista të kryeministrit.
Edhe në rastin e Fatmir Xhafës me të vëllanë trafikant ndërkombëtar droge, ne provuam se ligji Antimafia nuk zbatohet për krimin dhe drogën e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.

Janë këto afera gjigande korrupsioni dhe është kjo lidhje me krimin e organizuar që mban peng të ardhmen e Shqipërisë!
Sa më gjatë t’i lejojmë të na drejtojnë, aq më e lartë do të jetë fatura për vendin!

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Shokohen peshkatarët! Nxjerrin një krijesë të pazakontë nga deti

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com