• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet për tritolin, ja si policia ra në gjurmë të korrupsionit të pedagogëve të Elbasanit

09:21 : 06/07/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndërkohë që policia po hetontë një ngjarje me shpërthim tritoli në Elbasan ajo ka rënë në gjurmet e korrupsionit të pedagove të universitetit në këtë qytete.

Gjatë një hetim i nisur nga prokuroria e Tiranës për zbulimin e një ngjarjeje, që kishte të bënte me shpërthimin e një sasie tritoli në Elbasan, është zbuluar korrupsioni në Universitetit të Elbasanit. Përgjimet e prokurorisë së këtij qyteti nxjerin në dritë se pedagogët kanë qënë në koordinim të plotë me sekserët dhe studentët, duke u marrë para atyre, në këmbim të një note kaluese.

Nga përmbajtja e bisedave del qartë se dekani Albert Riska dhe shefja e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi i konsideronin studentët si mjet për të përfituar para gjatë sezonit të provimeve. Por jo vetëm kaq. Në përgjime rezulton se Riska dhe Lumi koordinojnë njëri me tjetrin kriteret e një konkursi për të marrë në punë një pedagog, të cilin e kishin paracaktuar për ta punësuar.

I gjithë konkurimi për këtë pjesë ka qënë fiktiv, pasi në përgjime del se pedagogu ishte paracaktuar për të fituar nga Lumi dhe Riska. Gjithashtu, në bisedat e tjera të përgjuara rezulton se shefja e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi u thotë studentëve që, pasi kanë dalë nga provimi, ta plotësojnë fletoren jashtë ambjenteve ku zhvillohej provimi dhe më pas t’ia dorëzonin asaj dorazi, ose me njerëz të tjerë, me qëllim që të kalonin. Kuptohet që fletoret plotësoheshin në kafenetë afër Universitetit dhe më pas dorëzoheshin.

Lexo edhe:

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

Në dokumentacionin që  e ka barë publik “Shqiptarja. com”  rezulton se rënia në gjurmë të tyre ka ndodhur krejt rastësisht, pasi prokurori i Elbasanit Ritvan Suka ishte duke mbajtur në vëzhgim e përgjim një të ri nga Gostima e Cërrikut, M.C.. Ky i fundit ishte i dyshuar për shpërthimin me tritol të një biznesi dhe mbajtjes së lëndëve plasëse. Por, gjatë bisedave të përgjuara, ai interesohej tek persona të tjerë për të marrë një notë kaluese në një provim në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Elbasanit.

Po kështu, Marius Calja rezulton se kontaktonte me studentë të tjerë, duke luajtur rolin e sekserit mes tyre dhe personave të tjerë, të cilët kontaktojnë pedagogët me qëllim marrjen e notave kaluese në provime të ndryshme kundrejt pagesave në shuma të mëdha. Gjatë përgjimeve të një sërë numrash telefonikë ka rezultuar se numri 06962XXX përdorej nga një person me emrin “Titi”.

Nga policia gjyqësore është kërkuar vëzhgimi i këtij personi, me qëllim identifikimin e tij dhe personave të tjerë, me të cilët Titi kishte kontakte, pasi, nga përgjimet, ky luante rolin e sekserit ndërmjet studentëve dhe personave të ndryshëm, duke ndërhyrë tek pedagogët për të marrë nota kaluese. Nga transkriptimi i bisedave telefonike të përgjuara rezultoi se Titi ishte shtetasi Petrit Kodra dhe mbante kontakte të vazhdueshme me pedagogët Elvira Lumi dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska. Nga hetimi rezultoi se studenti Marius Calja ishte ngelës dhe duhej të përsëriste provimet në sezonin “vjeshtë 2017”.

Ai bisedoi me shtetasen Erjola Calja, e cila i mer përsipër bisedimin me disa pedagogë, me qëllim marjen e provimeve. Po kështu, Marius Calja, bisedon dhe me shtetasin Adem Ngjela, ku temë e diskutimit ka qënë marrja e provimeve kundrejt pagesave dhe nga biseda rezulton se Ngjela i merr përsipër se do të takonte disa të afërm të pedagogëve, me të cilët ai kishte provim. Më pas Calja është lidhur me sekserin Petrit Kodra, i cili kishte njohje me shumë pedagogë në Universitetin e Elbasanit.

Në një tjetër rast, Kodra ndërhyn tek Lumi dhe Riska, të cilët marrin përsipër të kalojnë në provim një studente që s’ka qënë fare prezent, jo vetëm në leksione, por as edhe në Shqipëri.

Tashmë thuajse të gjithë personat e arrestuar nga prokuroria e Elbasanit janë liruar nga qelia, ndërkohë që hetimet ndaj tyre vijojnë. Dy pedagogët Riska dhe Lumi janë pezulluar nga rektori i universitetit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025
Para

‘The Sun’ jep lajmin e papritur: Manchesteri futet në garë me Juven për Ronaldon

TË GJITHA

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com