• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau shokun e dhomës për t’i marrë paratë, i shumëkërkuari arrestohet në Kakavijë (FOTO)

18:40 : 05/07/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Një person i shpallur në kërkim për vrasjen e shokut të dhomës me qëllim grabitjen teksa ishin emigrantë në Greqi, ka rënë në pranga. Ai është kapur nga policia kufitare e Kakavijës, duke tentuar të kalojë në këmbë kufirin drejt Greqisë.

I arrestuari është Ëngjëllush Agallija 47 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, dhe “Rrethanat rënduese”.

Ai akuzohet se në vitin 1991 ka vrarë në zonën e Moskoneri në Patra të Greqis,ë Frederik Koliçin, të cilët i ka marrë lekët që kishte fituar në emigrim.

Historia

Lexo edhe:

Tërmet i fortë në Napoli

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

Në muajin korrik të vitit 1991, për arsye ekonomike, Aristir Koliçi dhe Frederik Koliçi (viktima), vëllezër, kanë emigruar në Greqi dhe janë vendosur në Moskoneri të Lehenos Ilias, Patra, Greqi, ku punonin në bujqësi dhe banonin në të njëjtën banesë me të dyshuarin Ëngjëllush Agallija dhe shtetasit Anesti Tanka, Pandeli Petani e Petraq Petani.

Po gjatë këtij muaji, pra në fillim të muajit Korrik të vitit 1991, Aristir Koliçi është larguar për në Athinë me qëllim blerjen e një automjeti së bashku me Anesti Tankën duke lënë të vetëm në banesë, viktimën Frederik Koliçi, të cilit i kishte lënë dhe shumën prej 35.000 dhrahmi dhe Ëngjëllush Agallijan.

Po kështu janë larguar edhe shtetasit Pandeli e Petraq Petani, të cilët kanë shkuar tek një dasmë e një të afërmi të tyre në Shqipëri.

Mbrëmjen e datës 7 korrik 1991, shtetasi grek Georgius Karagianis, tek i cili punonin i gjykuari dhe viktima, në stallën e tij, ka parë viktimën Frederik Koliçi dhe të gjykuarin Ëngjëllush Agallija dhe ka vënë re se viktima Frederik Koliçi, në xhepin e përparmë të këmishës, kishte një shumë të hollash. Të nesërmen në mëngjes kur ka shkuar tek stalla, Georgius Karagianis e ka gjetur derën të hapur dhe ka parë se në stallë nuk kishte njeri.

Në datë 9 korrik 1991 Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, viktimën Frederik Koliçi, as Ëngjellush Agallija dhe ka vënë re se banesa ishte rrëmujë dhe se rrobat dhe sendet personale të të gjykuarit mungonin ndërsa ato të të vëllait, viktimës, ishin aty.

Pas disa ditësh kërkimi, për shkak të erës që kundërmonte pranë banesës së tyre, duke kërkuar, shtetasi Aristir Koliçi së bashku me shtetasin Bashkim Avdullai, kanë gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, viktimën Frederik Koliçi, i cili ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj dhe nuk i kanë gjetur para në trup.

Nga thëniet e dëshmitarëve gjithashtu ka rezultuar se Ëngjellush Agallija ka shkuar në Athinë tek kushëriri i tij, Edmond Agalliu, të cilit i ka thënë se ka vrarë një njeri. Të nesërmen ai është larguar duke lënë një shënim poshtë jastëkut ku flinte, ku shkruante: “jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Për këtë ngjarje është njoftuar policia greke e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale. Trupi i të ndjerit Frederik Koliçi është kthyer në Shqipëri ku është kryer varrimi i tij. Nga Zyra e Gjendjes Civile e vendbanimit të të ndjerit janë bërë shënimet përkatëse në Regjistrin Themeltar duke u çregjistruar viktima Frederik Koliçi dhe duke i’u shënuar data e vdekjes më 7 korrik 1991.

Pas ndihmës së kërkuar nga autoritetet shqiptare, nga autoritetet greke ka ardhur letërporosia nga e cila ka rezultuar se Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Patra, Sektori i Gjykatës së Përzier me Betim, shtetasi shqiptar, i gjykuari Ëngjëllush Agallija, i njohur me pseudonimin “Odisea”, është dërguar me vendim të Këshillit të Gjykatës së Fajeve Amalidha në Gjykatën e Apelit, për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Vjedhjes”, procedim ky, i cili me urdhrin nr.2/1994, datë 08.02.1994, është pezulluar deri në arrestimin e tij ose paraqitjen e tij (kjo pasi në shtetin Grek nuk lejohet gjykimi në mungesë). Po sipas këtyre akteve, rezulton se vrasja e viktimës Frederik Koliçi ka ndodhur në limitet kohore të datës 07.07.1991 pas orës 08:30 deri në orën 07:00 të datës 08.07.1991.

Lajme të lidhura

BOTA

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025
AKTUALITET

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025
SHOW BIZ

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025
Para

Keni bërë plane për fundjavë? Zbuloni më parë çfarë parashikojnë sinoptikanët

TË GJITHA

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com