Artisti Bujar Asqeriu nga mesi i protestuesve që kanë rrethuar Kuvendin, i ka bërë thirrje, deputetëve të mazhorancës të mos e kalojnë atë ligj ujqëror që kafshon artin, siç u shpreh.
“Kujdes me artistët! – tha ai. – Nëse dhëmbët tuaja i ngulen atij Teatri, nuk do të harrohen kurë. Mos e kafshoni Teatrin!”