• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Brazil apo Belgjikë?! Gjithçka që duhet të dini nga finalja e parakohshme…

23:43 : 05/07/2018
në SPORT

Lexo edhe:

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

Në një Kupë Bote ku vazhdimisht kanë rënë ekipe gjigante, Brazili dhe Belgjika ja kanë dalë mbanë të shmangin çdo pengesë dhe të vihen përballë në çerekfinalen e së premtes në Kazan.

Gjithsesi përballja mes pesë herë kampionëve të Botës dhe “gjeneratës së artë” të Belgjikës vjen me një skenar që nuk imagjinohej vite më parë, me Brazilin që ka mbrojtjen më të mirë me vetëm një gol të pësuar dhe me Belgjikën që ka sulmin më produktiv në “Rusi 2018”.

I frymëzuar nga një prapavijë solide dhe forma e mirë e Neymar, Coutinho apo Willian, “Selseao” fitoi 2-0 ndaj Meksikës në raundin e kaluar dhe ekipi i Tite mbetet favoriti kryesor për të marrë trofeun.

Nga ana tjetër, Belgjika ishte prag dështimit, kur e pa veten në disavantazh 2-0 ndaj Japonisë, por përmbysja e madhe 3-2 e ka rritur në maksimum besimin te skuadra e Roberto Martinez.

Gjithsesi, sulmi fantastik i Belgjikës, ku De Bruyne shërben për Hazard dhe Lukaku do të përballen me një ekip që ka pësuar vetëm gjashtë gola në 25 ndeshjet e fundi, si asnjëherë në të kaluarën e lavdishme të Brazilit.

Fagner ka zëvendësuar shumë mirë të dëmtuarin Danilo, ashtu si bëri Filipe Luis me Marcelo, ndërsa dyshja e qendrës Silva-Miranda jep.

Ndaj Belgjikës, Brazili nuk do të ketë në radhët e tij Casemiro, i skualifikuar dhe në vend të mesfushorit të Real Madrid do të luajë 33-vjeçari i Manchester City, Fernandinho.

Edhe pse Luis luajti shumë mirë ndaj Meksikë, në të majtë të mbrojtjes do të rikthehet një nga më të mirët në planet në këtë pozicion, Marcelo.

Belgjika, që ka një nga ekipet më të pasura në Kupën e Botës, për sa i përket vlerës së kartonit synon të kthehet në gjysmëfinalet e Botërorit për herë të parë që nga viti 1986.

“Ne do ta shijojmë ndeshjen nga minuta e parë deri në të fundit. Mendoj se askush nga ne nuk parashikonte që të shkonim lehtësisht në gjysmëfinale. Tani duhet të mposhtim një nga ekipet më të mira në Botë,” – tha trajneri Martinez.

Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të ndeshet me Francën ose Uruguajin në gjysmëfinale.

SHIFRA DHE FAKTE:

– Brazili nuk ka humbur asnjë nga 16 ndeshjet e fundit, ndërsa Belgjika nuk e njeh disfatën për 22 ndeshjesh, që nga humbja ndaj Uellsit në çerekfinalet e Euro 2016.

– Brazili ka fituar tre nga katër ndeshjet në “Rusi 2018” me rezultatin 2-0, ndaj Kosta Rikës, Serbisë dhe Meksikës. Në ndeshjen hapëse barazoi 1-1 ndaj Zvicrës.

– Belgjika i ka fituar të katër ndeshjet e luajtura në “Rusi 2018”: Panama (3-0), Tunizi (5-2), Angli (1-0) dhe Japoni (3-2).

– Brazili, pesë herë kampion i Botës, është eliminuar në çerekfinale në dy nga tre kampionatet e fundit botëror.

– Belgjika, që në Botërorin e katër viteve më parë në Brazil shkoi deri në çerekfinale, e ka arritur rezultatin më të mirë në vitin 1986 kur shkoi në gjysmëfinale, por u eliminua nga Argjentina e Maradonës.

– Brazili ka mbyllur pa pësuar gola 19 nga 25 ndeshjet me Tite si trajner dhe asnjëherë nuk ka pësuar më shumë se një gol.

– Belgjika është skuadra që ka shënuar më shumë gola në “Rusi 2018”, plot 12 në katër ndeshje.

– Brazili ka fituar në tre nga katër rastet që ndeshja ka shkuar me penallti në një Kupë Bote, përfshi edhe suksesin ndaj Italisë në finalen e vitit 1994.

– Belgjika ka fituar në çerekfinalen e vitit 1986 ndaj Spanjës, në të vetmin rast kur ndeshja e tyre është vendosur nga penalltitë.

– Neymar ka goditur 24 herë drejt portës kundërshtare, më shumë se çdo futbollist tjetër në këtë Botëror.

– Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, ka shënuar katër gola në “Rusi 2018”. Vetëm Harry Kane i Anglisë ka bërë më mirë se ai.

– Casemiro do të mungojë për shkak skualifikimi, ndërsa Neymar, Philippe Coutinho dhe Filipe Luis do të skualifikohen për gjysmëfinalen e mundshme nëse marrin karton të verdhë.

– Futbollistët e Belgjikës që rrezikojnë skualifikimin për shumë kartonësh të verdhë janë Kevin de Bruyne, Jan Vertonghen, Leander Dendoncker, Thomas Meunier dhe Youri Tielemans.

PËRBALLJET E MËPARSHME:

Brazili dhe Belgjika janë ndeshur katër herë me njëri-tjetrin. Brazili ka fituar tre nga këto sfida, përfshi atë të fundit, për 1/8-t e finaleve në vitin 2002. Belgjika ka fituar vetëm miqësoren e parë, 5-1, luajtur në vitin 1963.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Brazili: Alisson; Fagner, Miranda, Silva; Luis; Paulinho, Fernandinho, Coutinho; Willian, Jesus, Neymar.

Brazil

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Kompany, Vertonghen; Meunier, Fellaini, Witsel, Carrasco; De Bruyne, Hazard; Lukaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025
AKTUALITET

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025
AKTUALITET

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025
Para

Juventus, ja si do të luajnë bardhezinjtë me CR7 në sulm

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com