• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Edi Rama në pikiatë politike, Vlahutin sugjeron t’i jepet “frymëmarrje” pushtetit të tij

18:46 : 03/07/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama dhe qeveria e tij janë në pikën më të ulët politike, që prej kohës së marrjes së pushtetit, në zgjedhjet e vitit 2013. Kryeministri ka pasur si objektiv madhor të mandateve të tij ecjen përpara në rrugën drejt integrimit europian, e cila tashmë duket me shumë pengesa, për shkak të keq-administrimit të pushtetit politik e publik nga shumica qeverisëse e Partisë Socialiste.

Por, gjithësesi, qeveria shqiptare vijon të ketë në krah të saj dy prej ambasadorëve kryesorë në vend, Donald Lu e Romana Vlahutin, të cilët, në përfundim të mandatit të tyre, kanë vendosur të tregohen edhe njëherë në krah të qeverisë së Edi Ramës,

Ambasadorja e BE-së, në një tryezë të zhvilluara paraditen e së Hënës për çështjet e integrimit, sugjeroi një zgjidhje, e cila dukej e pamundur të deklarohej prej saj pak kohë më parë; Vlahutin u kërkoi palëve politike shqiptare që të arrijnë një konsensus të madh, me argumentin se bashkërisht do të kenë më të lehtë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush”, u shpreh teksualisht Romana Vlahutin.

Lexo edhe:

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

Përtej gjuhës diplomatike dhe “politikisht korrekte”, mesazhi i Vlahutin, e cila nuk është shquar për afrimitet me opozitën, duket si një dëshirë që ajo ka për t’i dhënë oksigjen pushtetit në rrënim të Edi Ramës.

Vlahutin sugjeron që opozita të tregojë vullnetin e saj dhe t’i bashkohet maxhorancës së Edi Ramës. Në fjalë më të thjeshta-ajo i sugjeron opozitës që të vijojë të pranojë që vendi të drejtohet nga kryeministri, i cili, megjithë pushtetin e madh që ka pasur në këto 5 vite, nuk tregoi vullnetin për ta shndërruar atë në karburant për të avancuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Ndaj, kur Edi Rama sot po llogarit edhe humbjen e pushtetit, Romana Vlahutin, ende nën petkun e ambasadores së Bashkimit Europian, bën thirrje që opozita t’i japë oksigjen pushteti kryeministrit, për “qëllimin kombëtar të integrimit”.

Prej më shumë se 3 vitesh, Romana Vlahutin ka mbajtur qëndrime dukshëm në favor të qeverisë. Ajo ishte një prej ideatoreve dhe mbështetëseve kryesore të këtij varianti të Reformës në Drejtësi që u miratua në Shqipëri, e cila i ka siguruar Edi Ramës një kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë.

Zyra e drejtuar prej saj nuk e përmendi asnjëherë problematikën e theksuar me fenomenin e kanabizimit të vendit, ndërkohë që detyra e saj ishte monitorimi i vullnetit të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin.

Romana Vlahutin është përgjegjëse për raportet me ngjyrime “rozë” që i janë drejtuar Brukselit nga zyra e saj në Tiranë për çështjet e korrupsionit dhe të shtetit ligjor. Ndaj, sot ajo, vlerësohet nga një pjesë e mirë e politikës shqiptare si përgjegjëse e drejtëpërdrejtë për dështimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave nga Këshilli Europian.

Javën e kaluar, Edi Rama dhe qeveria shqiptare dështuan në mënyrë spektakolare përballë Këshillit Europian. Ky i fundit, i cili kishte parashikuar të vendoste mbi hapjen e mundshme të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nuk e përfshiu aspak këtë çështje në punimet e samitit që u zhvillua në datat 28-29 qershor.

Këshilli Europian vendosi që rastin e Shqipërisë ta shqyrtojnë, më së paku pas një viti, duke renditur disa detyra të vështira për qeverinë shqiptare. Por, pavarësisht rezultatit negativ dhe përballë presionit në rritje të opozitës ndaj Edi Ramës, fillimisht ambasadorja e BE e më tej, ambasadori amerikan në largim, Donald Lu, preferuan ta konsideronin arritje pozitive vendimin e Këshillit të Europës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025
AKTUALITET

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025
SPORT

Harry Kane përsërit veten, fiton për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” të Bundesligës

22:30 : 19/05/2025
BOTA

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

22:24 : 19/05/2025
AKTUALITET

“I kam gati emrat për kallëzim”/ Sherr dhe kërcënime për vota, ç’ndodhi në grupin e WhatsApp të PS

22:13 : 19/05/2025
Para

Mediat serbe në 'delir': Suedezët nxorën jashtë Botërorit zviceranët dhe shqiptarët (FOTO)

TË GJITHA

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025

Harry Kane përsërit veten, fiton për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” të Bundesligës

22:30 : 19/05/2025

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

22:24 : 19/05/2025

“I kam gati emrat për kallëzim”/ Sherr dhe kërcënime për vota, ç’ndodhi në grupin e WhatsApp të PS

22:13 : 19/05/2025

Bushati: Humbësit më të mëdhej të zgjedhjeve, janë ‘palaçot’ e SPAK

22:13 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com