• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Negociatat/ Një shpjegim i thjeshtë nga Gjermania për dështimin e Edi Ramës

11:47 : 02/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian vendosi javën e kaluar që Shqipëria duhet të presë deri në verën e vitit 2019 për të mësuar nëse do t’i hapen apo jo negociatat për anëtarësimin në Union.

Ky vendim u lexua në mënyra të ndryshme në Tiranë. Qeveria, me në krye Edi Ramën e Ditmir Bushatin, deklaruan se vendi ynë mori aprovimin për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, opozita e konsideroi dështim të qeverisë shtyrjen me një vit dhe riktheksimin që Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet e saj për të përmbushur prioritetet bazë të integrimit.

Për të bindur publikun se vendimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së ishte sukses, Edi Rama ka dhënë disa shpjegime të ndërlikuara, me referenca të kuadrit ligjor ndërkombëtar e terminologji aspak të kuptueshme për publikun, i cili nuk i njeh procedurat e Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

Por, një shpjegim të thjeshtë ka dhënë në një intervistë për DË deputetit gjerman T Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU.

Kryeministri Rama pretendon se Këshilli Europian e dha viston që Shqipërisë t’i hapen negociatat në qershor të vitit të ardhshëm. Por, ligjvënësi gjerman Frei deklaron: “Në Bruksel u ra dakord se kjo çështje (hapja e negociatave me Shqipërisë) do të jetë sërish në agjendë në vitin 2019, pra, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Por është e qartë se: Para se qeveria gjermane të japë votën e saj, ajo duhet të ketë një mandat nga Bundestagu gjerman. Pra, ende duhet të votojmë për mocionet tona”.

Pra, Gjermania, si edhe shtetet e tjera, nuk i kanë konsumuar plotësisht procedurat e brendshme, para se të shkojnë në vendimmarrjen e Këshillit Europian. Sipas rregullave të Bashkimit Europian, vendet anëtare duhet të miratojnë qëndrimin e tyre fillimisht në parlamentet respektive dhe, më pas, vendimin e çdo shteti, secili e prezanton në Këshillin Europian.

Në rastin e hapjes së negociatave me Shqipërisë, më së paku Gjermania, nuk ka konkluduar me procedurat e saj të brendshme. Pra, në qershorin e vitit 2019, Shqipëria nuk mund të konsiderohet se do të marrë apriori hapjen e negociatave. Ajo sërish do të kalojë në testim.

Ky shpjegim përforcohet edhe më tej nga deputeti gjerman, Frei. I pyetur nga DË se kur mund të fillojnë negociatat për anëtarësimin, ai përgjigjet: “Kjo do të varet, jo përpara fundit të vitit 2019. Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore. Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus”.

Me një ftohtësi gjermane, deputeti Thorsten Frei rrëzon të gjithë ngrehinën e ngritur gjatë ditëve të fundit nga Edi Rama, sipas të cilit Shqipëria e mori viston për hapjen e negociatave në qershor 2019.
Sipas shpjegimeve të thjeshta të Freit, së pari, ende nuk është vendosur nga shtete të ndryshme, përfshirë Gjermaninë, nëse do të votojnë pro hapjes së negociatave me BE-në. Dhe, së dyti, për hapjen e këtyre negociatave, krahas kushteve që lidhen me forcimin e shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shqipëria duhet të demostrojë vullnet për realizimin e Vetingut për gjyqtarët e prokurorët më të lartë dhe të realizojë zgjedhje korrekte, duke nisur nga ato lokalet në vitin 2019.

Thënë shkurt dhe qartë: Deklarimet e Edi Ramës se Bashkimi Europian miratoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, të cilat, sipas tij, do të nisin në qershor 2019, është thjeshtë një flluskë sapuni.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025
BOTA

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025
SHOW BIZ

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025
AKTUALITET

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025
RAJONI

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025
BOTA

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025
Para

Dele Alli predikon “asnjë frikë”, Anglia është gati për luftë me Kolumbinë

TË GJITHA

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

21:33 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com