Vera tashmë ka nisur (të paktën zyrtarisht) dhe në këtë periudhë të vjen natyrshëm të mendosh për dashurinë dhe atë që të pret në muajt e ardhshëm, shkruan tgcom.it
Aventurat dhe flirtimet janë të shpeshta gjatë kësaj kohe dhe jo vetëm për atë që është single, por edhe për atë që është në çift.
Horoskopi mund të na japë këshilla dhe të na rrëfejë se cilët janë muajt më të përshtatshëm, në bazë të zodiakut, për të përjetuar një marrëdhënie të mirë sentimentale.
Le të lëmë yjet të na i bëjnë magjike pushimet tona verore!
DASHI – Nëse je çift: Pengesa më e madhe për të kaluar është të gjesh ekuilibrin mes jetës sentimentale dhe punës. Partneri mund të ndihet i lënë pas dore dhe në Gusht nuk përjashtohet mundësia t’ju tradhëtojë.
Nëse je single: Marsi të bën shumë të shkathët dhe për të bërë për vete dikë, përfshin edhe miqtë e tu. Me Afërditën tranzit, në Gusht, forma jote fizike nuk do të jetë shumë e mirë dhe mund të marrësh pamje të papëlqyeshme.
DEMI – Nëse je çift: Jupiteri në pozicion, bën të jeni të pasigurt kundrejt partnerit dhe me Marsin kundër për pjesën më të madhe të verës, skenat e tua të xhelozisë mund të vënë në krizë marrëdhënien. Urani mund të bëjë të ndryshosh gjithçka.
Nëse je single: Me siguri ke nevojë për një moment vetmie, për të kutpuar se çfarë do në të vërtetë për jetën tënde sentimentale. Një flirt pasionant veror mund të të bëjë të ‘humbasësh kokën’ për momentin: Mos u beso shumë njerëzve për të cilët nuk di asgjë.
BINJAKËT – Nëse je çift: Përveç ndonjë mosmarrëveshjeje me partnerin në Korrik, kjo verë mund të jetë shumë e rëndësishme për të konsoliduar një marrëdhënie të lindur në muajt e mëparshëm. Edhe nëse je e dashuruar, do të ishte e preferueshme të nisje në vjeshtë bashkëjetesën e mundshme.
Nëse je single: Gjatë pushimeve të tua, mund të shfrytëzosh energjitë e Marsit për të provokuar dhe joshur kë të pëlqen. Nëse po kërkon vetëm flirtime apo marrëdhënie fizike, yjet do të të gëzojnë. Për të rënë në dashuri, duhet të presësh nga përfitimet e Afërditës në muajin Gusht.
GAFORRJA – Nëse je çift: Me Saturnin dhe Plutonin në kundërshtim, nuk është shumë e thjeshtë për të çuar përpara një lidhje. Merr përsipër përgjegjësitë e tua dhe mos nguro të nxjerrësh nga jeta ata që nuk vlejnë më për ty. Çiftet më të konsoliduara, mund të mendojnë të zgjerojnë familjen me një bebe.
Nëse je single: Mbyllja jote emocionale, largon nga ty shumë vetë: ti nuk arrin të jetosh muajt e verës pa kokëçarje dhe me shumë mundësi po vuan ende për një zhgënjim sentimental të së shkuarës. Në Gusht, e rimarrë nga zhgënjimi, evito takimet me ish-ët.
LUANI – Nëse je çift: Me Marsin kundër, grindjet me partnerin do të jenë të shpeshta dhe mbase do të kaloni një periudhë të gjatë largimi nga ai. Në Gusht, një flirt i ri mund të vërë përfundimisht në diskutim lidhjen tënde. Mendohu mirë!
Nëse je single: Mënyrat e tua agresive nuk i favorizojnë takimet e reja, të cilat mund të shfaqen këtë periudhë, falë Afërditës tranzit në shenjën tënde. Qetësohu dhe mos frikëso me pretekstet e tua një person që ke pak që e njeh.
VIRGJËRESHA – Nëse je çift : Korriku është muaji më i mirë i gjithë verës dhe me aprovimin e Saturnit dhe Plutonit, mund të nisësh të bësh projekte të rëndësishme për çiftin (si psh. Bashkëjetesë, martesë, apo një fëmijë). Edhe jeta seksuale do të jetë fantastike!VERGINE – Se sei in coppia: Luglio è il mese migliore di tutta l’estate e, con l’approvazione di Saturno e Plutone, potresti iniziare a fare dei progetti importanti per la coppia (come ad esempio una convivenza, il matrimonio o un figlio). Anche la vita sessuale è fantastica.
Nëse je single: Në muajin Korrik parashikohen takime të reja. Në Gusht, Marsi sjell lidhje të forta erotike, por jo sentimentale. Nuk të intereson të humbasësh kohë me aventura prej një nate dhe preferon takimin me personin e duhur, me të cilin mund të ndërtosh diçka.
PESHORJA – Nëse je çift: Nëse bashkëjeton me partnerin, me siguri do kesh nevojë për një periudhë shkëputjeje. Muaji Gusht mund të jetë deçisiv për të përcaktuar të ardhmen në çift. Ajo që të bashkon më shumë me partnerin është një jetë intense seksuale.
Nëse je single: Miqtë e tu mund të të prezantojnë një person shumë interesant, por mos prisni gjithnjë të lëvizin të tjerët të parët, Marsi të fton të jesh e shkathët dhe të bësh hapin e parë drejt atij që të pëlqen. Mos bëj shumë plane për të ardhmen.
AKREPI – Nëse je çift : Komunikimi me partnerin mund të jetë një sipërmarrje shumë e komplikuar, por nuk ke alternativë tjetër nëse do të çosh para lidhjen tënde. Mos lejo që gjykimi i familjes tënde të ndikojë në vendimet e tua sentimentale. Prit kohë më të mira.
Nëse je single: Afërdita mund të sjellë aventurë interesante në mes të Korrikut dhe mund edhe të nisësh ndonjë marrëdhënie me një mik. Për takime të rëndësishme, ama, duhet të presësh ardhjen e vjeshtës.
SHIGJETARI – Nëse je çift: Pushimet verore krijojnë mirëkuptim mes teje dhe partnerit. Marrëdhënia jote është e qetë, por në Korrik mund të kesh nevojë për një kompromis që të të kënaqë si ty, ashtu edhe partnerin. Një dialog i mirë, është gjithnjë zgjidhja e duhur.
Nëse je single: Yjet të japin mundësi për flirte të reja apo aventura verore. Muaji më pasiv mund të jetë Korriku. Evito të bësh premtime nëse nuk je e sigurtë që mund t’i mbash muajt e ardhshëm. Më mirë të parandalosh se të kurosh.
BRICJAPI – Nëse je çift: Saturni bën të jetosh lidhjen tënde shumë e qetë. Nuk të pëlqejnë ‘skenat’ dhe vetëm në Gusht mund të kesh diskutime të flaktat me partnerin. Urani mund të të dhurojë një shtatzani surprizë.
Nëse je single: Saturni bën që të mos rëndojë fakti që je ende single. Në fillim të verës mund të gjendesh në krahët e një dashurie të vjetër, por nuk ësthë e thënë që ky rikthim të kalojë edhe muajin Gusht. Nëse të pëlqen dikush, mos hezito të marrësh e para iniciativën.
UJORI – Nëse je çift : Afërdita dhe Mërkuri nuk do të jenë gjithnjë të butë dhe mund të çojnë në diskutime të vazhdueshme me partnerin. Me marsin në krahun tënd, e nis gjithnjë ti debatin. Në Gusht, jeta në çift mund të rilindë falë një udhëtimi.
Nëse je single: Marsi të bën iniciuese dhe pasionale. Nuk frenon edhe kur merr ndonjë refuzim në fillim të verës. Në Gusht mund të nisë një histori në distancë, ose një lidhje me një të huaj.
PESHQIT – Nëse je çift : Dyshimet e tua janë thelluar shumë dhe parneri mund të bezdiset nga mungesa jote e besimit, sidomos kur Afërdita do të jetë kundër jushm në Korrik. Të gjithë muajt janë të favorshëm për të zyrtarizuar një marrëdhënie të rëndësishme.
Nëse je single: Jeta jote sociale nukë shtë e qetë dhe Jupiteri sugjeron të udhëtosh për t’i lënë hapësirë takimeve të reja që sjell fati. Në Gusht, Afërdita mund të sjellë në jetën tënde një dashuri të vjetër. Dëgjoje çfarë ka për të të thënë!