• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Shtyrja e negociatave/Rama bëhet lëmsh me fjalët dhe shpërthen kundër BE: Më vjen të qesh dhe të qaj

10:52 : 29/06/2018
në POLITIKE

Nëse ka një përgjegjës për shtyrjen e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, ai është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e drejtuar prej tij. Me politikat favorizuese për krimin e organizuar dhe kanabizimin, Rama dhe kabineti qeveritar e kthyen Shqipërinë disa hapa pas.

Kreu i qeverisë ka tentuar të shfajësohet sot për këtë dështim të diplomacisë shqiptare, pasojë e keqqeverisjes në ekstrem dhe herë thotë se 12 muaj ikin shpejt apo dhe se mirë do ishte t’i kishim marrë që këtë vit…e herë duke sulmuar BE-në të cilët sipas tij, zhgënjyen me refuzimin e negociatave. Në fakt, BE s’ka bërë as më shumë e as më pak nga sa pritej, përsa kohë shteti dhe ligji në këtë vend nuk funksionojnë.

Çfarë tha Edi Rama sot:
Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, kreu i qeverisë tha se ndonëse Shqipëria nuk mori hapjen imediate të negociatave, por çeljen e negociatave në një afat prej 12-muajsh, ky është një vlerësim pozitiv.

Ai theksoi se Komisioni Europian do të nisë menjëherë procesin përgatitor, në mënyrë që Shqipëria të mos humbë kohë në drejtim të procesit të integrimit në BE.

“Ka qenë jo një çudi, por në njëfarë mënyrë një surprizë befasuese për ne, që të gjithë kanë bërë edhe më shumë se çdo të ishte mjaft për të thënë se ne e bëmë tonën. Në mënyrë të veçantë dua të nënvizoj atë që në 72 orët e dallgëve të larta të procesit fillimisht në Luksemburg e më pas në Bruksel, bënë fqinjët tanë greke dhe italianë. Në kuptimin më të vërtetë të fjalës, bënë asgjë më pak sesa do të kishim bërë ne vetë nëse do të ishim të pranishëm. Ne mungonim, por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të këtyre dy miqve, ne nuk munguam aty. Ishte një ndihmë e jashtëzakonshme qoftë për ne, qoftë edhe për fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe:

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

Sot ne kemi kapërcyer një moment tejet të vështirë. Deri dy orë para vendimmarrjes përfundimtare nuk kishim tekst. 25 vende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të negociatave dhe 3 vendeve të tjera ishin në një pozicion të ndryshëm për arsye që ne i kemi dëgjuar në vijimësi dhe i kuptojmë plotësisht.

Ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave në 12 muaj, dhe kjo është e pranueshme, por ndryshimi është më formal seç duket në pamje të parë. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, që shtrihet nga 6 në 12 muaj. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por Komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Ky është mirëkuptimi më i plotë dhe më i mirëpritur nga ana jonë i të gjithë vendeve anëtare. Kjo është lejuar për të mos humbur asnjë minutë kohë. Ne do të thellojmë reformat tona në të gjithë ato drejtime që janë mirëpërcaktuar nga teksti i Këshillit”, tha kryeministri Rama.

Kushtet shtesë nga BE
Mes zhurmës dhe akuzave të opozitës se negociatat e Shqipërisë me BE u shtynë për 12 muaj, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj këtyre zërave. Në një takim me strukturat e integrimit europian, kreu i qeverisë deklaroi edhe njëherë se BE nuk ka vënë kushte të reja shtesë për Shqipërinë, ndërsa me ironi tha se i vjen për të qeshur e qarë nga deklaratat e opozitës. Ai tha se BE në këtë proces do të vendos kushte pas kushteve, ndërsa foli edhe për ‘mekanizmat djallëzore të BE’.

“Me shaka i kam thënë një prej kolegëve të shteteve, që të ndërronte emrin për të qenë pjesë e BE. Pa llogaritur faktin se jo vetëm që një pjesë e juaja jo vetëm që s’do ndryshonin emrin, por do donit që t’ja ndryshonit BE emrin. Në skuadrën e krijuar mes ambasadorëve të pranishëm këtu të vendeve të tjera të BE, që realisht i kam parë të motivuar për të bërë më të mirën dhe këtë ekip të ministrisë që do të jetë i përfshirë në këtë proces për t’ju thënë që në këtë fazë nevoja për të thelluar bashkëpunimin mes të dyja palëve dhe brenda besh, brenda strukturave që qeverisjes së shtet, përmes mekanizmave djallëzor që mund të krijojë BE, dhe që ka nevojë për punë të jashtëzakonshme për të qenë në orar me afatet.

Një punë të jashtëzakonshme për të qenë cilësisht të gatshëm që të cilësojmë problematikat e procesit, për të vazhduar thellimin e një procesi që ka bindur Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur dëgjoj se ‘Europa ka vënë 13 kushte, 7 kushte’. Ajo s’ka vënë asnjë kusht, thjesht ka vënë kushtëzimet. Tani që flasim kemi 94 kushte. Kur të mbarojmë këto, do dalin kushte të tjera.

Kjo është gjeja më normale që janë në këtë proces. Nuk ka thënë dhe nuk thotë as KE asgjë më shumë sesa ne do të bënim që të dilnim nga 72 orët pa tekst e datë. Do vazhdonim të bënim procesin e vettingut, me datë pa datë”, tha Rama.

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025
AKTUALITET

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025
SPORT

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025
BOTA

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025
Para

Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek sot drejt altarit, dalin imazhet e para nga dasma/FOTO

TË GJITHA

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com