• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plumbin e fundit ma dha Vladimir Kristo”, rrëfimi rrënqethës i të mbijetuarit të revoltës së Qafë Barit

14:10 : 26/06/2018
në AKTUALITET

Dush Martini është protagonisti i gjallë i revoltës politike të Qafë-Barit, një kamp i tmerrshëm (në Pukë) ku kushtet çnjerëzore dhe trajtimet shtazarake detyruan të burgosurit të ngrihen në një revoltë masive më 22 maj 1984, revoltë e cila u shtyp dhe shumë prej të burgosurve u pushkatuan, apo helmuan.

Por Dush Martini është gjallë dhe ka vendosur të flasë. Në një intervistë ekskluzive për “BW” me gazetarin Erjon Skëndaj, ai tregon versionin e tij për ngjarjen. “Do të tregoj të vërtetën ashtu siç ka ndodhur”, shprehet ai.

Detaje rrëqethëse, të vërteta të pathëna mbi organizimin e të burgosurve në Qafë Bari deri tek shtypja e pushkatimi i disa prej tyre. Dush Martini tregon për herë të parë historinë e tij dhe si mundi t’i mbijetonte gjithë këtij ferri.

Por për të arritur deri tek revolta, Martini tregon fillimisht arsyen pse u dënua. Ai thotë se ishte 18 vjeç kur i vuri flakën një kishe në Shkodër brenda së cilës torturoheshin e vriteshin martirë, siç thotë. Me këtë akt nis edhe kalvari i vuajtjeve për të. Kalon tre muaj në hetuesi, i thyen këmbë e duar që të pranonte se ishte nxitur nga klerikët. Pasi nuk pranoi u dënua me 25 vjet burg për prishjen e pronës socialiste dhe sabotazh. Martini përmend emrin e ish-gjykatësit të Kushtetueses Vladimir Kristo si personin që dha dënimin për të, madje i kërcënoi familjen në sallën e gjyqit.

Lexo edhe:

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

Raport i ri, refren i vjetër

Në cilin vit ratë në burg?
Dush Martini: Unë u dënova në vitin 1980 me 25 vjet burg. Isha 18 vjeç. U dënova për krime politike. Dogja një institucion siç ishte një katedrale tek varrezat në Shkodër. Ka bërë bujë në vitin 1991, ishte kisha e parë që u hap pas diktaturës. Ishte një vend brenda të cilit janë pushkatuar mjaft martirë. Ishte brenda varrezave apo si i thonë zalli i Kirit. Aty janë pushkatuar qindra martirë të shenjtë

Çfarë roli kishte kisha në sistemin diktatorial?
Dush Martini: Ishte mbyllur, dhe kthyer në objekt shtetëror. Unë e kam djegur atë objekt shtetëror dhe po përgatitesha të arratisesha sepse kisha nuhat që do më arrestonin. Gjatë hetuesisë unë kam kaluar një periudhë të tmerrshme.

Ti e pranove vendimin?
Dush Martini: Kishim disa fakte. E pranova unë që e vura zjarrin. Ishte një histori e atyre viteve. Kam një fragment që tregon arsyen e atij operativi që ka shkruar, dhe u dënova 25 vite. Këto shkrime tregojnë për ngjarjen time, i kam gjetur në Bibliotekën e Shkodrës. Ata më akuzuan se më kanë futur klerikët, ata gërmoshin në shtëpinë time, se mendonin që unë i kam marrë ato materiale.

Ti kërkoje të ktheheshin në Kishë, diçka që i ishte marrë Kishës, por ratë në burg në moshën 18-vjeçare. Ku u dënuat?
Dush Martini: Unë u dënova në burgun e Shkodrës, duhet të bëj me dije, se ai kryetari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo, ishte personi që më dënoi dhe më kërcënoi edhe në gjyq familjen. Janë përsëri edhe sot këta personazhe të diktaturës që “jepnin plumbin e fundit”. Mora dënimin, pavarësisht se dënimin tim e quajtën jo politik. Këtu nuk është vetëm çështja ime, por e qindra-mijëra martirëve.

U penalizua familja?
Dush Martini: Familja ka pasur penalitetet e veta, heqje prej pune, kërcënime të vazhdueshme. Kishim familje të shpronësuar, nuk kishim lidhje me partitë. Babai im ishte me raport.

Momenti kur përfunduat në burgun e Qafë Barit…
Dush Martini: Pasi mora dënimin shkova në burgun e Spaçit. Do të jap një version real të asaj revolte, pasi unë jam pjesë, autor i skenarit të asaj revolte. Atje ndejta 11 vite burg. Regjimi kur hapte kampe të reja, kur lidhte kontratat me shtetet e huaja, ushtronte dhunë të egër, gjenocid të paparë ndaj skllevërve të diktaturës. Ka një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh e persekutimesh.

Unë jam gati të mbush sheshet me të persekutuarit e tjerë për të marrë të drejtën e gjithë këtyre viteve. Këta vjedhin miliarda e quhen politikanë, vjedhin arin e Rubikut. Në burgun e Shkodrës na erdhi një i dënuar ordiner, quhej Sokol, kishte vjedhur 10 kg misra në tokën që i kishte vjedhur shteti. E dënuan 3 vite, e përdorën për ta shfrytëzuar. Këto ishin politika kriminale.

Një tjetër ofendoi një zyrtar, mori 3 vite burg. Politikanë quhen këta që vjedhin thesarin e këtij vendi? Diktatura i përdori të pafajshmit për t’i shfrytëzuar në skllavëri. BW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025
AKTUALITET

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025
SPORT

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

20:35 : 12/05/2025
Para

Për KLGJ dhe KLP, që nuk janë emra pesticidesh!

TË GJITHA

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025

Igli Tare flet rreth bisedimeve me Milanin: Një objektiv për këdo, do të ishte një nder

20:35 : 12/05/2025

Mbyllet numërimi në Shijak, PS kryeson me 7118 vota

20:27 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com