Aktorja e Sex and the City, Cynthia Nixon njoftoi të premten se fëmija i saj më i madh është transgjinor.
Nixon bëri njoftimin përmes llogarisë së saj në Instagram duke u shprehur krenare për djalin e saj 21-vjeçar, Samuel Joseph Mozes.
“Jam shumë krenare për djalin tim Samuel, i cili u diplomua këtë muaj, dhe e përshëndes atë dhe gjithë të tjerët që shënojnë ditën e TransTime”, shkroi ajo.
Shkrimi i Nixon shoqëroi një foto të saj me Seph (djalin) në diplomimin e tij më parë këtë muaj nga Universiteti i Çikagos.