• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Skandali, TVSH i jep emision Alfred Pezës, i akuzuar për “lavatriçen” e  1 mln USD

13:30 : 23/06/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kampionati Botëror “Rusi 2018” riktheu përkohësisht vëmendjen e publikut nga Radio-Televizioni Publik, duke zbuluar edhe problematikat e mëdha që ka transmetuesi, i cili paguhet me taksat e shqiptarëve. Madje, njëri prej këtyre problemeve mund të konsiderohet skandaloz.

Prej dy javësh, RTSH transmeton emisionin “Dita e 8”, i drejtuar nga gazetari Alfred Peza, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht në gjykim për veprën penale të “Pastrimit të parave” në Gjykatën për Krime të Rënda.

Peza ishte një gazetar me karrierë të gjatë, para se të përfshihej në jetën parlamentare gjatë legjislaturës 2013-2017. Ai humbi të drejtën për rikandimin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, për shkak se u mor i pandehur për pastrim parash, në vlerën e rreth 1 milion dollarëve.

Lexo edhe:

Sherr mes policëve brenda komisariatit në Prishtinë, një i arrestuar

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

Alfred Peza u hetua nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2015, në atë kohë deputet, menjëherë pasi u zbulua se bashkëshortja e tij bleu aksione, me vlerë mbi 1 miliardë lekë, në një bankë të nivelit të dytë. Prokuroria, në bazë të hetimeve të saj, ngriti akuzën ndaj Pezës dhe bashkëshortes së tij për burim të paligjshëm të parave dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Për shkak të problematikave ligjore, pas miratimit të Reformës në Drejtësi, çështja e kompetencës për gjykatën që do të zhvillojë procesin ndaj tij, mori një periudhë disa-mujore. Përfundimisht, u vendos që Peza do të gjykohet pranë Gjykatës për Krime të Rënda.

Në pritje të nisjes së gjykimit, Alfred Peza ka zgjedhur t’i rikthehet gazetarisë. Ai fillimisht u angazhua në një portal informativ dhe, së fundmi, është emëruar drejtues i emisionit “Dita e 8” në Televizionin Publik Shqiptar.

Është tërësisht e paqartë se si e kanë justifikuar drejtuesit e televizionit publik lidhjen e kontratës me një person, i cili është i pandehur dhe nën gjykim për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Televizioni Publik, i cili paguhet në pjesën më të madhe me taksat e qytetarëve, ka të miratuar një rregullore të detajuar mbi funksionimin e tij, ku janë të parashikuar të gjithë parimet mbi një gazetari të pavarur dhe sjellje korrekte përballë publikut.

Por, duket se këto parime nuk janë zbatuar në rastin e kontratës me të pandehurin Alfred Peza. Televizioni Publik, në mënyrë indirekte, ka vendosur t’i japë një suport të rëndësishëm të pandehurit Peza në përballjen e tij me Gjykatën e Krimeve të Rënda.

RTSH, e cila ka humbur garën e audiencës, prej kohësh konsiderohet si zgjatim i zyrave qeveritare të shtypit, pra, si një strukturë propagande për partinë në pushtet. Në këtë këndvështrim, edhe rekrutimi i Alfred Pezës mund të konsiderohet si një mbështetje që Partia Socialiste e tij po i jep mbështetje, aspak etike dhe ligjore, në procesin gjyqësor.

Televizioni Publik Shqiptar, i cila më së paku duhet të përcjellë moral, siç edhe vetë zotohet në Rregulloren e saj, ka ceduar rëndë në rastin e gazetarit-politikan Alfred Peza. Shumëkush nga audienca mund të krijojë përshtypjen se, pavarësisht veprave penale që kryen, mjafton të sigurosh lidhjet e duhura dhe mund të promovohesh e të mbrohesh nga politika që drejton vendin.

Në këtë periudhë Vetingu, një proces që gjithnjë e më shumë po vlerësohet si një mekanizëm qeveritar për të kontrolluar sistemin e drejtësisë, trupa e Gjykatës për Krime të Rënda që do të gjykojë Alfred Pezën për pastrim parash në vlerën e rreth 1 milion dollarëve, duhet të mbajë parasysh se i pandehuri ka mbështetjen e plotë nga partia qeverisëse.

Këtë sinjal, Gjykata po e merr nëpërmjet Televizionit Publik Shqiptar, i cili ka vendosur të krijojë një hapësirë domethënëse të akuzuarit Alfred Peza që të flasë për aktualitetin politik të Shqipërisë. Do të jetë interesante nëse emisioni “Dita e 8” të zhvillojë një temë specifike për pastrimin e parave në Shqipëri. Moderatori i emisionit, me shumë mundësi, ka se çfarë të thotë për mënyrat se si mund të bëhesh miliarder pa pasur burime financiare të ligjshme.

Lajme të lidhura

RAJONI

Sherr mes policëve brenda komisariatit në Prishtinë, një i arrestuar

09:08 : 02/08/2025
SPORT

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Parlamenti për fillestare”/ Dervishi ironizon Spiropalin: Nderon Mjedën, por harron rolin e tij si deputet

08:49 : 02/08/2025
BOTA

Finlanda e gatshme të njohë shtetin palestinez

08:47 : 02/08/2025
SPORT

Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve

08:37 : 02/08/2025
AKTUALITET

Sarandë/ Shoferi i dehur përplas automjetin me shtyllën elektrike

08:36 : 02/08/2025
Para

Festonte në rrugë fitoren e Zvicrës/Serbët masakrojnë me thikë shqiptarin, grisin edhe flamurin kuq e zi

TË GJITHA

Sherr mes policëve brenda komisariatit në Prishtinë, një i arrestuar

09:08 : 02/08/2025

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025

“Parlamenti për fillestare”/ Dervishi ironizon Spiropalin: Nderon Mjedën, por harron rolin e tij si deputet

08:49 : 02/08/2025

Finlanda e gatshme të njohë shtetin palestinez

08:47 : 02/08/2025

Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve

08:37 : 02/08/2025

Sarandë/ Shoferi i dehur përplas automjetin me shtyllën elektrike

08:36 : 02/08/2025

“Ngec” rinovimi, e ardhmja e Vinicius e paqartë

08:22 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com