• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rasti “Trenova”, pse Komisioni i Vetingut cënoi besimin e publikut

17:19 : 22/06/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga BoldNews.al

Vendimi i Komisionit të Vetingut për shkarkimin e prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentian Trenova, ka çuditur jo pak rrethin e juristëve, si edhe ka shkaktuar reagimin e gazetarëve që ndjekin aktivitetin e institucionit të Prokurorisë, duke hedhur dyshime mbi arsyet e vërteta që kanë nxitur komisionerët të arrijnë në këtë konkluzion.

Gentian Trenova, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përfshihet në listën prioritare të subjekteve që kalojnë në procesin e rivlerësimit kalimtar. Në bazë të deklarimeve të pasurisë, të administruara edhe nga Komisioni i Vetingut, ai rezulton të jetë një ndër zyrtarët me pasuri më të vogël në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, KPK konstatoi se ai kishte fshehur pasurinë. Madje, tej etikës dhe pozicionit, edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monotorimit mori rolin e “prokurorit” përballë Trenovës.

Gjatë karrierës së tij mbi 10-vjeçare, Trenova rezulton se jeton në një shtëpi 50 m2, për të cilën, me ndihmën e familjarëve, ka arritur të shtojë edhe një sipërfaqe të vogël, sa maksimumi një dhomë tjetër. Vlera e saj në total arrin në rreth 4 milion lekë të reja.

Lexo edhe:

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

Në pamundësi financiare, ai këtë apartament e ka blerë me kredi dhe më pas, për të ndihmuar familjarët e tij për të marrë një kredi tjetër, ai ua ka dhuruar apartamentin e tij, për ta vendosur si kolateral në bankë. Pra, të gjitha veprimet e tij lidhen me marrje kredie, por që për Komisionin e Vetingut dhe vëzhguesi ndërkombëtar ia kanë konsideruar si “deklarim të rremë të pasurisë”.

Gjithashtu, Komisioni i Vetingut, në kapërcim të kompetencave të tij, duke marrë atributet e gjykatës, ka dhënë vlerësime negative edhe për dy vendimmarrje të prokurorit Trenova.

Në përfundim, KPK vendosi shkarkimin e tij, duke shkaktuar pakënaqësi publike për këtë konkluzion, kjo nisur edhe nga fakti se Komisioni i Vetingut nuk është treguar kaq rigoroz me të tjerë gjyqtarë, të cilët morën dritën jeshile për vijimin e detyrës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u duk se ishte fare pranë shkarkimit, kur gjatë seancës dëgjimore, trupa e Vetingut konstatoi fshehje të pasurisë, më konkretisht të një apartamenti në Durrës, si edhe mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e një apartamenti rreth 150 mijë euro në Tiranë. Por, në mënyrë të çuditshme, Komisioni i Vetingut, në vendimin e tij përfundimtar, konkludoi se Bashkim Dedja përmbushte kriteret për të vijuar detyrën. Vetë Dedja, në një prononcim për median, e konsideroi procesin e Vetingut si “të kalosh varrin”.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kishte kryer transaksione të dyshimta për blerjen e një apartamenti, në vlerën e mbi 55 mijë eurove. Ajo fillimisht kishte paguar një pjesë të parave me këste me afat të përcaktuar. Më pas, firma ndërtuese, i jep hua pa afat gjyqtares rreth 25 mijë euro, që të paguajë pjesën e mbetur të apartamentit. Pra, firma ndërtuese nxori para nga xhepi i saj, ia dha gjyqtares Tusha, e cila, ia riktheu sërish firmës, duke u shndërruar në pronare të apartamentit. Këto manovra nuk u vlerësuan të dyshimta as për KPK-në dhe për vëzhguesin ndërkombëtar të ONM.

Ndërkohë, Komisioni i Vetingut nuk dëshmoi aspak tolerancë, përkundrazi e vendosi në “bankën e të akuzuarve” prokurorin Trenova, i cili posedon një pasuri disafish më të vogël se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që e kaluan testin e Vetingut.

Në rrethet e juristëve dhe gazetarëve, vendimi negativ për Trenovën duket se ka sfond politik. Në vitin 2013, prokurori Trenova ishte përgjegjës për hetimin e çështjes së njohur si “Serveri i Tatimeve”, të nisur nga Prokuroria e Tiranës. Në atë kohë, ish-përgjegjësi i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve konstatoi anomali të theksuara dhe ndërhyrje në serverin qëndror të institucionit, ku ruheshin miliona deklarata tatimore të subjekteve private në Shqipëri.

Shefi i IT dyshonte se veprimet anti-ligjore ishin ndërmarrë me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila sapo ishte vendosur në atë detyrë, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, në bashkëpunim me disa zyrtarë të lartë, shumë pranë kryeministrit Edi Rama.

Prokurori Gentian Trenova u caktua për hetimin e kësaj, por shumë shpejt u përball me presione dhe shantazhe, përfshirë edhe mediatike, ndaj eksponentë të maxhorancës. Disa prej tyre nuk hezituan ta konsideronin prokurorin si “të djathtë”, pavarësisht se prokurori, sipas Kushtetutës, është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij.

Ndërkohë që ishte nën hetim dosja e “Serverit të Tatimeve”, prokurori Trenova emërohet në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe çështja u ndoq nga një tjetër prokuror. Por, pavarësisht se nuk e kishte më nën hetim “Serverin e Tatimeve”, Trenova u “damkos” si “i djathtë”, gjë e cila shihet nga shumë kolegë të tij sot si arsyeja kryesore që ai u “dogj” në provimin e Vetingut.

Prokurori Trenova u akuzua nga Komisioni i Vetingut dhe vëzhguesi i huaj se “cënoi besimin e publikut”, por, në fakt, vendimmarrja e KPK-së ndaj tij duket se cënoi më shumë besimin e publikut tek ky institucion.

Lajme të lidhura

SPORT

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025
BOTA

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025
AKTUALITET

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025
Para

Deklarata "bombë"/"Aldo Bare dha 300 mijë euro tek Rama që të shkarkonte prokurorin"

TË GJITHA

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025

Transferta me Dinamo Minsk, trajneri Tetova konfirmon dy mungesa për Egnatian

20:23 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com