• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burrë e grua u goditën me thikë nga djali, 75-vjeçari nga spitali: Po kur të shërohemi, ne…

14:56 : 22/06/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Destan Neziri, 75- vjeçari që së bashku me bashkëshorten e tij u sulmuan me thikë barbarisht nga djali i tyre 28- vjeçar, thotë se do ta falë të birin për atë që bëri. Edhe vëllai i autorit, Fisnik Neziri, shprehet se gjithçka mund të ketë ardhur nga një gjendje depresive, pasi marrëdhënia e tyre në familje nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.

Destan dhe Hasije Neziri tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje pak më të rëndë ndodhet 65- vjeçarja.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”, Destani shprehet se ngjarja ndodhi shumë shpejt. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe ka qenë nusja e djalit ajo që është përpjekur të ndalte sulmin e ashpër të 28-vjeçarit.

“Ishin duke parë një ndeshje futbolli dhe u bë një gol kur ndodhi ngjarja. Nuk arrita të kuptoj pse nisi të debatonte me nënën e tij. Nuk e vura re, se thashë debate të përhershme mes djalit dhe nënës. Kur papritur pashë që kishte marrë thikën dhe e qëlloi disa herë nënën e tij. Më pas tentova të ndërhyja unë për ta ndalur. Ai më sulmoi edhe mua. Ishte shumë i nxehur dhe nuk dinte çfarë po bënte, por për fatin tonë të mirë ndërhyri nusja, e fejuara e Hajriut, dhe me shumë guxim arriti ta ndalte. Ngelëm të plagosur, por për fat të mirë na solli në spital një nga komshinjtë tanë, që e falënderojmë jashtë mase”, tha Destani, i cili ndodhej i shtruar në repartin e Kirurgjisë, ndërsa shtoi se, “Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe. Kur të shërohemi, së bashku me gruan do e shikojmë djalin”.

Lexo edhe:

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

Bashkëshortja e tij pritet të dalë të premten nga reanimacioni, ku gjendet që prej mesditës së të mërkurës, kur u qëllua gjashtë herë me thikë nga djali i saj. Krahas mjekëve, çifti Neziraj qëndron nën shoqërinë e fëmijëve të tjerë.

Djali i madh, Fisniku, thotë se nuk e ka kuptuar akoma se çfarë e shtyu vëllanë e tij Hajriun që të sulmonte prindërit me thikë. “Isha në punë në Tiranë, erdhën të dy, vëllai dhe nusja e tij. I pyeta çfarë kishin, por asnjëri nuk tha asnjë fjalë. Vëllai kishte një të çarë në pëllëmbë të dorës dhe i thashë eja të të çoj në spital. E çova te Trauma për mjekim. As nusja e as ai nuk më thanë gjë. Kuptova se diçka kishte ngjarë në shtëpi me prindërit. Ia lashë një polici që gjendej te spitali, i thashë lajmëro Policinë që të vijë t’i marrë se këta diçka e kanë bërë”, u shpreh Fisnik Neziri, i cili tregon se së bashku me Hajriun ka punuar për gati 5 vjet në të njëjtën firmë private. Më pas Hajriu e la punën dhe gjendej i papunë, tregon ai. Mirëpo, ndryshe nga babai i plagosur dhe vëllai i tij, vetë autori i ngjarjes ka pohuar në Polici se kishte konflikte me familjarët e tij, të cilët e ngacmonin për faktin se ishte i papunë dhe për lidhjen me vajzën nga Puka.

“Kemi pasur konflikte kohët e fundit. Disa faktorë ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes meje dhe prindërve të mi. Së pari, mollë sherri mes nesh ishte bërë fakti që unë isha i papunë dhe mbahesha me të ardhurat që prindërit e mi fitonin nëpërmjet pensionit. Së dyti, është bërë shkas edhe fakti që ata nuk pranonin të fejuarën time si nusen e tyre, e konsideronin të padenjë. Kur po shikonim ndeshjen mes Portugalisë dhe Marokut, nisa të grindesha me nënën time fillimisht. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova disa herë me thikë. Ndërkohë u afrua edhe babai, të cilin e qëllova dy herë dhe më pas u largova nga shtëpia. Jam penduar shumë për këtë veprim fatal”, deklaroi autori i ngjarjes për Policinë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025
RAJONI

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025
AKTUALITET

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025
AKTUALITET

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025
AKTUALITET

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025
Para

BE nis aplikimin e taksave për mallrat që vijnë nga SHBA

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com