Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit del sot para gjykatës për masë sigurie.
Do të jetë gjykata e Laçit ajo që do të vendosë për 35 vjeçaren Violeta Donaj.
Mëngjesin e së dielës ajo vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj.
Gjatë kohës që është marrë në pyetje Violeta është shfaqur e penduar për krimin.
Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.
Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35 vjeçares.