• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

UNHCR: Rritet numri i azilkërkuesve në Shqipëri, në 6 muajt e fundit 1500 emigrantë

19:50 : 20/06/2018
në AKTUALITET

Numri i azilkërkuesve në rritje në Shqipëri. Vendi përgatitet të kthehet nga vend tranzit në vend destinacioni për refugjatët. Muajin e fundit ka pasur rritje të dukshme të migrantëve dhe refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, si dhe rritje të numrit të kërkesave për azil. Nga muaji janar deri në 13 qershor të këtij viti rreth 2500 vetë kanë hyrë në Shqipëri dhe 1500 kanë kërkuar azil, bën të ditur zyra e UNHCR në qendrën rajonale në Bosnjë. Sidoqoftë situata nuk mund të quhet krizë, dhe sfidat e krijuara janë përballuar dhe pritet të përballohen nga aktorët relevantë.

Puna duhet vazhduar për të siguruar strukturat dhe proceduat adekuate në vend, përfshirë identifikimin e njerëzve me nevoja të veçanta, si viktima trafikimi ose fëmijë të pashoqëruar apo të shkëputur nga familja, për t’ i drejtuar ata në institucionet përkatëse. Zëdhënësi i shtypit të UHNCR-së, Neven Crvenkovic, i tha Deutsche Welles se ka prezencë në të gjitha pikat kryesore të kufirit dhe organizata e koordinon punën e saj me policinë kufitare dhe ata të migracionit duke e monitoruar situatën.

Po ashtu sipas UNHCR: “Shqipëria, e ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka respektuar të drejtën për të kërkuar azil”, thotë Komisariati i Lartë për refugjatët i OKB. Për shembull: qeveria shqiptare ka dyfishuar forcat për të siguruar kontrollin paraprak të refugjatëve dhe migrantëve të rinj në krahasim me vitin 2017. Po ashtu janë futur procedura të reja për identifikimin e personave me nevoja të caktuara dhe vlerësuar situatën, sidomos duke ofruar alternativa të tjera nga rrugët e rrezikshme. Qeveria është duke rishqyrtuar koordinimin me ministritë që janë të rëndësishme, si ajo e Shëndetësisë dhe e Ndihmës Sociale..

Sikurse ve në duke më tej zëdhënësi, UNHCR-ja po drejton procesin për përditësimin e planit përgatitor me agjenci të tjera të OKB-së dhe me shoqata të tjera për çështje të kapacitetit operacional për refugjatët dhe migrantët.

Lexo edhe:

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

Institucionet përgjegjëse në Shqipëri po ndihmohen nga UNHCR-ja që të identifikojnë reagimin efektiv në rast të rritjes së mundshme të fluksit të refugjatëve, duke siguruar që azilkërkuesit dhe refugjatët të kenë akses në procedurat e azilit, të strehohen në mënyrë dinjitoze, t‘u mbulohen nevojat bazë dhe të kenë mbrojtjen e duhur, sidomos në rastet e grave dhe fëmijëve.

UNHCR-ja shpjegon se vetë nuk ka njohuri për planet e përmendura nga shtypi, për propozime të bëra nga palët austriako – daneze për të rivendosur refugjatë në një vend evropian, por jashtë Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria.

Plane për kampe pritëse?

“Asnjë diskutim nuk ka pasur për ngritje kampesh në Shqipëri ose gjetkë,” tha edhe Komisari i BE-së për Migracionin dhe Punët e Brendëshme, Dimitris Avramopoulos pasi doli nga një takim në Bruksel (19.06) me ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit.

Duke folur për prioritetet e qeverisë austriake me marrjen e presidencës së radhës të BE-së më 1 korrik, kancelari austriak Sebastian Kurz theksoi në një konferencë të përbashkët shtypi në Vjenë me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, se temat kryesore do të jenë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së, migracioni dhe rendi në Evropë. Tajani e quajti migracionin problemin më të vështirë të Evropës aktualisht. Ai mbështet qeverinë austriake në planet për të ndihmuar Ballkanin perëndimor për vendosjen e stabilitetit. “Stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet në Evropë”, tha ai.

Shtypi austriak ka shkruar disa ditë më parë për bisedime që qeveria austriake është duke zhvilluar me vendet e Ballkanit: Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën për ngritjen e qendrave pritëse për migrantët e ardhur ilegalisht, që janë futur në Austri dhe kanë marrë përgjigje negative azili, dhe nuk mund të kthehen në vendin e tyre. Edhe kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, ka folur në fillim të muajit për plane për krijimin e kampeve të tilla, që nuk janë brenda Bashkimit Evropian, por që ndodhen në Evropë. DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025
RAJONI

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025
SPORT

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
SPORT

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025
BOTA

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025
Para

Ilda Bejleri "tërbon" ekranin, moderatorja tërheq vëmendjen me këtë veshje (FOTO)

TË GJITHA

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com