Modelja e njohur, Katie Price ka zbuluar se si kuptoi që ish-partneri i saj Kieran Hyler e tradhtonte.
Në fillim kishte dyshime, të cilat i finalizoi duke bërë disa kërkime në celularin e tij iPhone. Në një intervistë për OK! Magazine, ajo tha:
“Ai po më akuzonte vazhdimisht dhe ishte e mërzitshme për mua sepse e kuptoja që mund të më tradhtonte. Një natë kur e zuri gjumi, unë i mora celularin dhe vendosa gishtin e tij për tu hapur dhe aty u zbulua cdo gjë.”
Bashkëshorti i saj prej pesë vitesh e tradhtonte me një vajzë 19-vjecare, gjë që solli ndarjen e tyre. Tashmë, Katie po shijon romancën me të dashurin e ri Kris Boyson që e konsideron si burrë të vërtetë.