• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në pranga koka shqiptare e trafikantëve në Britani, kanos policin dhe gazetarët/VIDEO MOMENTI I ARRESTIMIT)

19:10 : 20/06/2018
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Policia ka shkatërruar një bandë, e cila dyshohet se ka trafikuar me qindra emigrantë në Britani, të fshehur në kamionë frigoriferikë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i kësaj bande shqiptare. Ai është Alket Dauti dhe u arrestua në një aksion të zhvilluar në një apartament në Penge, në jug të Londrës. Operacioni, sipas mediave britanike, ishte pjesë e një hetimi të gjerë mes disa vendeve të Europës.

Shqiptari 31-vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij. Teksa e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve të infiltruar të Agjencisë Kombëtare të Krimit, i cili e mbajti atë nën përgjim deri në momentin që u arrestua, me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të vegjël mbetën të shtangur kur oficerët e morën nga apartamenti i familjes.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

Ndërsa teksa po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua gazetarëve të britanikes “Standard” me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?” 10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande ishin arrestuar më parë, në operacione të zhvilluara në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme.

Sipas “Standard”, ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e qindra emigrantëve në Britani. Dauti u arrestua, pasi për të ishte lëshuar një urdhër arrest nga Policia Federale Belge, e cila po drejton hetimet.

Një oficer belg, i cili ishte pjesë e aksionit të kësaj të mërkure tha: “Ka kaq shumë para në trafikun e njerëzve sa dikush tjetër do të jetë në radhë për të zënë vendin e tij. Do ta marrin përsipër këtë rrezik ndonëse e dinë që mund të arrestohen. Viktimat nuk dhunohen apo trajtohen keq, por rreziku i futjes së grave dhe fëmijëve në kamionë frigoriferikë është shumë i madh. Një moment mund të mbeten pa ajër”.

Banda dyshohet se trafikonte shqiptarë, të cilit paguanin shifra të mëdha parash për të qëndruar në hotele në Belgjikë, përpara se të vinin në Britani.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
Para

"Shpërthen" Gentian Zenelaj, paralajmëron Veliajn: Erion, ti nuk je i përjetshëm, ti do ikësh...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com