Ata nuk ndahen kurrë dhe u shkon për shtat shprehja popullore “Më mirë e ëma se e bija”
Louise është 42 vjeçe, ndërsa Ellie Smith, 22 nga Salisbury, nuk bëjnë dot asgjë pa njëra tjetrën. Janë bashkë kudo, dhe në Ibiza apo festa në pishina. Madje dhe njerëzit shpesh mendojnë se ata janë motra me njëra tjetrën.
Louise ka një sallon bukurie ku punon së bashku me të bijën.
Edhe pse kanë 20 vjet diferencë, shijet i kanë të njëjta për çmendurira vere.
“Njerëzit gjithmonë na mendojnë sikur të jemi motra. Edhe kur unë i them se ajo është mamaja ime ato nuk besojnë” thotë Ellie.
Ajo tregon se shpesh djem të moshës së saj i ngacmojnë të ëmën, madje kjo e fundit shpesh ia vesh rrobat e reja para se ti provojë.