Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar historinë e jetës së tij në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.
Ish-gangsteri i famshëm ka treguar vrasjen e tij të parë, marrëdhënien me familjen Gambino në SHBA në vitet ’80-’90 dhe kush spiunoi i pari në FBI.
Xhon Alite thekson se nuk ka qenë ai personi i parë që spiunoi. Ka qenë vet Goti dhe personat e tjerë të kësaj familje që nisën të flisnin me autoritetet federale amerikane. Kur nisi historia e bashkëpunimit me FBI-në, Xhon Alite thotë se ka qenë në burg.
Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar gjithashtu se gjatë gjithë viteve kur ka punuar për familjen Gambino, ka fituar në total rreth 40 milionë Dollarë.
Si ka mundësi që jeni ende gjallë?
Xhon Alite: Të qenurit shqiptar, kam kaluar çdo lloj situate, të përshtatem dhe t’ia arrij qëllimit.
Kur u ndatë duhej të ndodhte diçka, ose Xhon duhej të vritej ose ai? Të dy janë gjallë.
Xhon Alite: Goti sa herë ka pasur nevojë për diçka, kur duhej shkrepur pushka, ai më merrte në telefon dhe unë mbaroja punë. Ai nëse ka shpëtuar, është sepse unë kam ndryshuar. Nëse është akoma gjallë, është sepse unë kam hequr dorë nga ajo jetë. Ai akoma beson që unë do ta vras sa i shkruan letra FBI-së që Xhon Alite mund të më vrasë, por unë nuk kam ndërmend t’i bëj asgjë.
Në 2013 Xhon Alite merr vesh që donin ta vrisnin…
Xhon Alite: Me të shkruar më kanë vrarë 1000 herë. Më kanë akuzuar në gjyq që kam qëlluar 60 veta. Nuk mbaja llogari atëherë. Nëse do kërkojnë të më vrasin, e dinë se çfarë jam unë në gjendje të bëj. Mafia është biznes. Nuk fitojnë para nëse më vrasin mua. Aq më tepër që sot unë kam ndryshuar dhe dua t’u flas të rinjve që të mos bëjnë atë jetë. Shkoj në shkolla, burgje për fëmijë dhe flas duke treguar atë lloj jete dhe që jap mesazhin se ajo lloj jete nuk duhet ndjekur. Fëmijët tanë nuk duhet të ndjekin atë rrugë. Ky është mesazhi. Fëmijëve të mi u them, mos u merrni me krime, jo me aspekte të këqija të jetës. Por të shkojnë të punojnë, të shkojnë në shkollë, të bëjnë një gjë të mirë.
Kush ishin rregullat e Gotit?
Xhon Alite: Më kërkonte mua të vrisja njerëz, por i thotë policisë që jam unë ai që i bëj këto gjëra. Ne nuk duhej të ngacmonin gratë e shokëve, ndërsa Goti plaku ngacmonte gratë e të tjerëve kur burrat e tyre ishin në burg.
Xhon Alite kishte lidhje me vajzën e Gotit. A ishte kjo arsyeja?
Xhon Alite: Është e thjeshtë të manipulosh të rinjtë. Kam besuar shumë te Goti plaku, dhe kur vajza e tij m’u afrua unë isha shumë i ri dhe kisha dëshirë të bëhesha si Goti. Vajza që ishte pjesë e familjes, ishte pjesë e asaj jete dhe më tërhiqte. Ata thonë që nuk e kanë ditur, por unë mendoj se ata e kanë ditur.
Nuk e kishin problem apo jo?
Xhon Alite: Në atë periudhë që unë me vajzën e Gotit plakut kishim afrimitet, ajo ishte e martuar.
E mban mend krimin e parë që bëre bashkë me Gotin e vogël? Vrasjen e parë?
Xhon Alite: Personi në fjalë përmendte emrat e familjes Gambino, sidomos Gotin. Bënte para duke përmendur emrin e atyre. Është paralajmëruar që mos ta përmendte dhe kur u përsërit, dikush duhet t’ia mbyllte gojën.
Sa para fitoje?
Xhon Alite: 1 milionë Dollarë në muaj, në total 30-40 milionë Dollarë duke punuar me Gambino.
A ka mbetur gjë nga këto para?
Xhon Alite: Vetëm çorapet! Kur hyn në probleme të tilla, qeveria t’i merr të gjitha paratë. Disa milionë kanë shkuar vetëm për avokatët.
Si do t’u përgjigjesh gjithë skeptikëve që thonë se Xhon Alite spiunoi Gambinot?
Xhon Alite: Ka mjaftueshëm dokumentacione që unë nuk jam kapur kurrë duke folur, nuk më kanë kapur kuurë me drogë, me armë. kam qenë i pastër. poliia nuk ka pasur mundësi të më korruptijë. unë kpërfundoj në burg dhe të tjerët flasin kundër meje. Kanë qenë 12 njerëz që kanë folur para meje. Shoku im i ngushtë, Xhon Goti i riu ka tentuar të flasë me qeverinë. Ai e ka bërë këtë. Ndërkohë që unë isha në burg.
Kam bashkëpunuar me FBI, jam kundërpërgjigjur ndaj atyre që kanë folur për mua. Goti ka thënë që kam folur për kundërshtarët. Në jetën tonë, nëse fillon flet me qeverinë, urdhri është që duhet të vritesh. Ky person shkon ulet me ata. Kam shpenzuar gati 18 vite në burg .
Mjaftojnë 18 vite burg për të hequr nga ndërgjegjia vrasjet që ke bërë?
Xhon Alite: Jo nuk mjaftojnë. Kjo është pjesë e të shkuarës sime. Nëse po bëj këtë gjë sot, që të ndihem më mirë.
Pse nuk shkon te prifti?
Xhon Alite: Sepse nëse flas me personat dhe i shpjegoj se çfarë e pret në atë lloj jete, praktikisht i kam shpëtuar jetën.