• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

ANALIZA/Negociatat me BE, Franca e Holanda ‘ngrijnë’ Shqipërinë

19:30 : 16/06/2018
në OP-ED

Maqedonia shpreson që me zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë të hapë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por anëtarë të rëndësishëm janë të ndara për sa i përket dhënies së dritës së gjelbër bisedime për ish-republikën jugosllave dhe Shqipërinë.

Janë dy kampe brenda Bashkimit Evropian. I pari, i udhëhequr nga Franca dhe Holanda, thotë se blloku duhet të fokusohet në reformimin e vetvetes pas largimit të Britanisë së Madhe, para se të marrë në konsideratë anëtarë të rinj. Këto vende shqetësohen se ftesa për vendet ballkanike, me trashëgiminë e luftërave dhe problemeve e mëdha të krimit e korrupsionit, do të ishte një dhuratë për oponentët populistë të BE në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

Sipas një materiali të siguruar nga Politico, Franca e Holanda kanë përgatitur propozimin për samitin e 28-29 qershorit të Këshillit të Evropës për ta shtyrë vendimin mbi negociatat në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Kampi pro-zgjerim përfshin zyrtarë të Komisionit Evropian, politikanë të lartë gjermanë dhe qeveritë nga Evropa Lindore e Qendrore. Ata argumentojnë se BE duhet t’i mbajë vendet e Ballkanit në orbitën e tij për të kundërshtuar influencën në rritje në oborrin jugor nga fuqi rivale.

Lexo edhe:

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

“Nëse BE nuk arrin të ketë progres në procesin e anëtarësimit me këto vende, do të ketë pasoja fatale”, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas në një fjalim në Berlin, të mërkurën.

“Prej një kohe të gjatë, fuqi të tjera – Rusia, Kina, vende të Lindjes së Mesme, pra shtete me nocione krejt të ndryshme nga ne evropianët për rendin e stabilitetin – kanë kërkuar të mbushin boshllëkun”.

Zyrtarët pro zgjerimit thonë edhe se hapja e bisedimeve të anëtarësisë me një vend i jep më tepër dorë Bashkimit Evropian për të kërkuar më tepër demokraci e zbatim ligji në vendet kandidate e për të nxitur liderët pro-BE atje.

Për liderë ballkanikë pro-BE, të tillë si kryeministri maqedonas Zoran Zaev, blloku do të ishte “jashtëzakonisht dritëshkurtër po t’ua mbyllte derën surratit”, thotë një diplomat evropian.

Për momentin, duket sikur më e mira që mund të shpresojnë Shqipëria e Maqedonia nga samiti është një marrëveshje për të nisur përgatitjet për bisedimet e anëtarësimit. Por atyre do t’u duhej të bënin më tepër reforma para se të ulen vërtet në tryezën e bisedimeve.

“Shpreh përkrahjen time për hapjen me kushte të bisedimeve të anëtarësimit me këto dy vende”, deklaroi Maas, një nga politikanët që kanë ndihmuar për marrëveshjen midis qeverive greke e maqedonase për çështjen e emrit.

Por Franca e Holanda nuk duan të miratojnë as hapjen me kushte të bisedimeve për dy vendet. Atyre do t’u kërkohet të marrin masa të mëtejshme për reformimin e gjyqësorit, të shkundin administatën publike e të luftojnë krimin e korrupsionin, sipas draftit të përpiluar nga Franca e Holanda për samitin e 28-29 qershorit.

Këshilli Evropian më pas do të shqyrtojë progresin në një raport të përpiluar nga Komisioni Evropian “gjatë semestrit të dytë të 2019”, thotë materiali i bllokut kundërshtar për hapjen e bisedimeve.

Një tjetër diplomat evropian thotë se shumë do të varet nga një takim midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron të martën, në të cilin ata do të përpiqen të gjejnë një qëndrim të përbashkët për një numër çështjesh të Bashkimit Evropian para samitit.

Perspektiva e një marrëveshjeje në samit komplikohet edhe nga qëndrimi i kancelarit austriak Sebastian Kurz. Qeveria e tij përkrah anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë e Maqedoninë. Por ai kërkon edhe pezullimin formal të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë dhe këcënon se do të bllokojë të gjithë paketën e konkluzioneve të lidhura me zgjerimin nëse propozimi i tij nuk pranohet, bëjnë të ditur diplomatët.

Shkruar nga: Andrew Gray, Jacopo Barigazzi, David m. Herszenhorn

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
BOTA

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

20:58 : 09/09/2025
AKTUALITET

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
Para

Botërori Rusi 2018/Peruja humbet penallti, Danimarka shënon në pjesën e dytë (VIDEO)

TË GJITHA

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025

Sulmi izraelit në Doha, Hamasi konfirmon vrasjen e 6 anëtarëve të tij

20:58 : 09/09/2025

A u anulua pritja zyrtare? Anija luftarake amerikane mbërrin në Porto Romano

20:46 : 09/09/2025

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
Screenshot

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com