• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Aktorët: Godina e Teatrit Kombëtar do jetë “Vaterlo”-ja e Ramës

12:05 : 12/06/2018
në KULTURE, OP-ED

– Flasin aktorët: Presim që edhe deputetët e PS të jenë në krahun tonë. Paralajmërimi i Arben Derhemit: “Do e mbrojmë Teatrin, me fjalë, me gurë, apo me zjarr…”.

-Opozita: “Kjo qeveri kupton vetëm gjuhën e reagimit të kuksianëve si tek “Rruga e Kombit”. Do jemi në shesh me artistët”. Aktori i madh Mirush Kabashi: Kjo është koha e Maskarenjve!

Projekti i qeverisë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar mund të jetë një nga vendimet me koston më të madhe, jo vetëm politike për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, por mund të sjellë përplasje civile. Mos marrja në konsideratë e kërkesave të artistëve, hartimi i një projektligji në mënyrë tinzare për shkatërrimin e objektit dhe ndërtimin e një teatri të ri me kulla biznesi, kanë krijuar bindjen se Edi Rama është i vendosur ta çojë deri në fund betejën e nisur me artistët në vitet 2000. Është një betejë që nga një triumf i ëndërruar i Edi Ramës, mund të kthehet në “Vaterlonë” e tij politike. Përballë nuk ka vetëm artistët që po rezistojnë, por një Aleancë për Teatrin që sa vjen dhe shtohet në numër çdo ditë. Mbrojtja e godinës historike të teatrit është një kauzë që nuk ka interesa politike dhe pikërisht për këtë arsye, pjesa dërrmuese e qytetarëve janë sot me artistët. Është një valë reagimi që po rritet çdo ditë dhe mund të shpërthejë furishëm ditën që kryeministri mendon se arriti fitoren dhe të urdhëroj shembjen me fadroma të godinës. Natyrisht plani është hartuar për ta rrëzuar natën dhe kur qytetarët janë në gjumë.

Kryeministri me çdo kusht e synon shembjen e Godinës së Teatrit Kombëtar. Flitet se janë interesa madhore financiare në lojë për tokën pronë e Teatrit Kombëtar. Deri tani prona jepet nga këshilli bashkiak. Por 2/3 e votave nuk i kanë. Ndaj po hartojnë projektligj që ta kalojnë dhe realizojnë projektin e tyre me 71 vota në parlament. Është thënë e stërthënë se kryeministri e ka ndarë mendjen t’ia jap një kompanie private për të bërë kulla private në vend të godinës së teatrit. Dhe një godinë teatrit të ri kombëtar, por brenda kullave. Nëse realizohet plani kryeministror humb historia, shkrihen krejt dekadat e aktorëve si vlerë, ndaj nuk pranojnë njerëzit t’ju preket historia dhe memoria kombëtare e kulturës. Në çdo vend të botës këto objekte ruhen si vlera dhe kthehen të vizitueshme për brezat.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

Ka patur plot diskutime, debate, sherre në parlament. Ka plot mendje të ndryshme në raport me godinën e Teatrit Kombëtar,por shumica e aktorëve dhe artistëve janë publikisht kundër prishjes. Ky grupim kryesohet nga aktorët e mëdhenj Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi, etj. Dhe shumë e shumë të tjerë. Këta dhe plot të tjerë do jenë therror për teatrin kombëtar. Të pyetur dje nga “Koha Jonë” thuajse gjithë artistët ishin në një zë kundër shkatërrimit të një pasurie kulturore dhe shpirtërore të vendit. Të pyetur se si do të reagonin përballë qeverisë nëse projektligji miratohet, aktori Arben Derhemi paralajmëroi: “do e mbrojmë Teatrin, me fjalë, me gurë, apo me zjarr…”.

Opozita është kundër prishjes së godinës. Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Edhe vetë, me sa ka deklaruar, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Edhe disa deputetë të PS-së. Bile ka shumë prej tyre të cilët e thonë nën zë, nëpër kafene, se “kjo do të jetë si beteja e Vaterolosë”. Opozita është në të drejtën e saj për të shfrytëzuar çdo pakënaqësi popullore apo komuniteti dhe do të jetë barrikadë para godinës së teatrit. Me mijëra njerëz do rrethojnë Godinën. Të pyetur nga “Koha Jonë” deputetë të opozitës thanë se është detyrë qytetare që të rreshtohen në krah të artistëve dhe paralajmëruan se “Edi Rama kupton vetëm gjuhën e reagimit të kuksianëve” që reaguan dhunshëm kundër taksës për Rrugën e Kombit.

Kryeministri e do të shembur Teatrin! Është një betejë që e nisi me artistët, por përballë do të ketë gjithë shoqërinë.

Opozita dhe shoqeria civile këtë herë janë bashkë. Është një forcë e madhe kjo, e cila rrëzon jo vetëm projekte të fshehta, por edhe qeveri.

P.S: Beteja e Waterloo u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria e Napoleonit kundër ushtrive te koalicionit te shtate i cili përbehej nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te humbjen perfundimtare. Për faktin se merrnin pjese shume shtete dhe per faktin se ishte nje beteje shume e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja me gjakderdhëse e shekullit XIX, beteja zgjati afërsisht 7-8 ore ne te cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtare.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
Para

Sfida e Haradinajt: Do detyrohemi të shndërrojmë ushtrinë e Kosovës me ligj

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com