• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Nga pjatalarës u bë trashëgimtari i italianit të pasur/Njihuni me shqiptarin që fati e ndoqi nga pas

11:00 : 11/06/2018
në NDRYSHE

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, ishte Mark Ndoj nga Puka i cili tregoi historinë e tij se si nga pjatalarës u kthye në ortak dhe trashëgimtar i një italiani të pasur. Marku emigroi në Itali me gomone, u nis nga Bari drejt Romës dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por nuk gjente punë. Ai vendosi të kthehej në Shqipëri tek familja dhe djali i tij që po rritej, por përpara kësaj mendoi të qëndronte edhe një ditë.

“200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motorr tek këmbët. Më thotë “do vish në punë?”. E shikova si i habitur dhe ai më thotë sërish “do vish apo jo apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?”. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motorr. Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte një garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare.

Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur. Mendova që t’i kërkoj punë sërish. Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, kam sa të duash. I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë që do shkosh aty për të punuar si pjatalarës.

Mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja por ai më thotë që të shkoja gjithsesi. Të nesermen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP. Më vinte turp të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai më tha që të futesha brenda tek hoteli por unë nuk u futa derisa doli ai vetë të më merrte.

Lexo edhe:

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

Reuters: SHBA po përgatitet të vendosë praninë ushtarake në Damask

I tregova historinë e jetës time, vuajtjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u rikthyer në Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vdekja nuk ka zgjidhje”, tregoi Marku.

Marku filloi punë si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos dhe punoi atje 9 muaj. Italiani krijoi shumë besim tek Marku dhe e ndihmoi të bënte dokumentat për të sjellë familjen në Itali. Pas 4 vitesh i ofroi Markut që të ishte ortak në bizneset e tij dhe vendosi emrin e shqiptarit mes listës së pasardhësve që do u trashëgonte pasurinë. Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut.

Mirëpo Marku nuk pranoi të ishte pjesë e testamentit duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos. Ai e kishte thirrur sot italianin në “E diela shqiptare” për ta falenderuar dhe për t’i ofruar të jetojë me të dhe të kujdeset për të. Masimo tregoi se ishte ndershmëria e Markut ajo që e bëri të kishte besim tek ai.

Dikur Marku kishte gjetur një çantë me para dhe dokumenta dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Aty Masimo ishte bindur se Marku duhet të ishte ortaku i tij. Italiani i pasur ka vendosur që këtë muaj të hapë edhe një disko me emrin e Markut, biznes të cilin do ta kenë bashkë.

Lajme të lidhura

BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
BOTA

Reuters: SHBA po përgatitet të vendosë praninë ushtarake në Damask

08:27 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 7 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:21 : 07/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë shi

08:05 : 07/11/2025
Para

EMRAT/Vetëm në 6 muaj u vranë 6 gra e vajza, historitë që na tronditën

TË GJITHA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025

Reuters: SHBA po përgatitet të vendosë praninë ushtarake në Damask

08:27 : 07/11/2025

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025

Këmbimi valutor 7 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:21 : 07/11/2025

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë shi

08:05 : 07/11/2025

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com