• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Projektligj i jashtëzakonshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar

16:34 : 10/06/2018
në KRYESORE, KULTURE, POLITIKE

Duke shmangur procedurat ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të partneritetit publik-privat, qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kombëtar.

Projektligji “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objekti “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” përcakton që kompania “Fusha” sh.p.k, e njohur për fitimin e tenderëve të shumtë nga qeverisja socialiste dhe bashkia e Tiranës, do të marrë pa garë një sipërfaqe të papërcaktuar toke që sot është pronë publike “në shkëmbim të përfitimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar”, duke mos kryer asnjë analizë ekonomike për koston dhe përfitimin e publikut. Projektligji [link] u publikua në faqen e konsultimeve publike të qeverisë dhe duket sikur mbështet ato që gjatë muajve të fundit ishin akuza për klientelizëm nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas projektligjit, qeveria do të krijojë një Komision Negocimi me kryesimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili, pavarësisht titullit “komision negocimi” do të ketë për detyrë të përfaqësojë pronarin shtet të truallit të Teatrit Kombëtar si dhe t’ia kalojë këtë truall kompanisë “Fusha” sh.p.k.

As tender, as privatizim dhe as koncesion

Prona publike në Shqipëri i nënshtrohet procedurave ekzistuese ligjore në rastet e privatizimit apo “partneritetit publik privat”, procedura që imponojnë së paku nevojën e një gare mes subjekteve të ndryshme të interesuara. Por jo në rastin e Teatrit Kombëtar. Qeveria ka vendosur të anashkalojë ligjet ekzistuese të vendit për të propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm, një praktikë që ngre pikëpyetje shtesë për klientelizëm dhe parapërcaktim të fituesit jashtë procesit normal ligjor.

Lexo edhe:

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

Projekti i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar për llogari të një kompanie private, e cila ka në plan të ndërtojë një bllok pallatesh, ka hasur kundërshtitë e forta të komunitetit të artistëve, të cilët argumentojnë se projekti i të ashtuquajturit “Teatër Kombëtar” që shoqëron pallatet shumëkatëshe nuk është një teatër funksional në shërbim të teatrit, por një sajesë për të justifikuar përvetësimin e një sipërfaqeje prej mijëra metrash katrore tokë publike.

Shqetësime ka gjithashtu për shkatërrimin e ndërtesave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, të cilat janë ndërtuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe që shumë ekspertë mendojnë se duhet të ruhen si trashëgimi historike e vendit.

Partia Demokratike në opozitë iu shtua kritikëve të planit të Kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar si një rast tipik klientelizmi politik me pronën publike.

“Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi”, deklaroi Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike.

“Qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt I klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi,” shtoi Vokshi.

Fusha sh.p.k është një kompani e njohur për tenderë të fituar pranë fondeve limit të prokurimit të punëve publike, veçanërisht në Bashkinë Tiranë.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025
AKTUALITET

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025
Para

Vdekje e parakohëshme/ Ataku në zemër i merr jetën zvkomandantit të policisë

TË GJITHA

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com