• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nishani: Shteti në kolaps, po qarkullon valuta që vjen nga trafiku i drogës

11:52 : 08/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi se shteti është futur në kolaps të plotë, ndërsa theksoi se deri tani nuk ka asnjë investim. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani tha se e vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.

REAGIMI I NISHANIT
Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.
Eshtë futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.
Eshtë futur në kolaps ekonomia.
Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motorri i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet Zero !
E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.
E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por dhe si pastrim i pisllëkut kriminal të parasë ilegale.
Fundi i tunelit të kësaj rruge mbetet tmerrësisht i errët, i destinuar për përplasje fatale
Infrastruktura asnjë investim ,
( sheshet e disa qyteteve përfshirë Tiranën përveçëse një shëmti urbanistike rezulton të jetë dhe një shpërdorim marramendës i parave të shqiptarëve.
Preventiva miliardëshe me çmimet e luksit evropian dhe punime të skaduara brenda viti, që nga palmat e thara tek pllakat e thyera dhe gropat e hapura.
Paratë e spitaleve, pensioneve, rrogave, ilaçeve, kopshteve e çerdheve të fëmijëve, të shpërdoruara dhe grabitura si % korrupsioni në këtë spekulim të propagandës së fasadës për mashtrim publik dhe elektoral.
Rrogat dhe pensionet; asnjë përmirësim në 5 vite, por paksim në raport me rritjen e çmimeve, taksave dhe korrupsionit në marrjen e shërbimeve.
Asnjë investitor i huaj !
Mbyllje të biznesit të vogël dhe të mesëm dhe largim në emigracion i fuqisë më energjike të punës dhe trurit më të ri.
Kolaps i institucioneve te shtetit !
Shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve përmes injektimit dhe kalcifikimit të kulturës së blerjes së votave nga grupet e të fortëve të liçensuar për “bisnesin” e hashashit, heroinës, kokainës dhe tenderave të parave publike.
Politizimi ekstrem, nepotizmi dhe korrupsioni i të gjitha niveleve ka atrofizuar totalisht administratën e institucioneve të qeverisë.
Shërbimi më jetik për njeriun, ai shëndetësor është shndërruar në një monstër ku në vend të lehtësimit dhe shërimit të vuajtjeve ato shtohen e rëndohen.
Institucionet e drejtesisë janë futur në kolaps total dhe kontroll të plotë partiak !
duke e kthyer Shqipërinë në një Zuzuland unikal ku Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese janë nxjerrë jashtë funksionit duke i shpërbërë dhe Shqipëria është kthyer i vetmi vend në botë ku pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ (i njehsuar me atë ekzekutiv në fakt) nuk kanë kurrfarë kontrolli ligjor.
Prokuroria e Shteti pas 25 vitesh të lindjes së shtetit ligjor u kthye totalisht deri në kufijtë e qesharakes, në një zyrë avokatie të qeverisë dhe atyre anëtarëve të maxhorancës qeverisëse të kapur në flagrancë në skandale dhe krime penale.

 

Policia e Shtetit e tradhtuar dhe paralizuar ! legjitimiteti i të cilës i shndërruar si një bucelë argjile që mund të përplaset në tokë në çdo moment nga duart e pakontrolluara të narkomanëve që justifikimin e papërgjegjshmërisë së tyre e kanë të garantuar tek modeli i kreut të Ministrisë së Brendshme, familjar i veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Kjo tradhti dhe paralizë e policisë së shtetit nuk konfirmohet vetëm nga intensiteti i frikshëm i krimeve aq të përhapura si vjedhjet masive të shtëpive dhe bizneseve të qytetarëve apo trafikut të kanabisit të magazinuar prej një viti e që ska të ndalur, nga vrasjet që po shtohen çdo mesdite qyteteve të vendit, por më së shumti tek modeli zyrtar që dikton i pari qeverisë në imponimin përmes dhunës që të jep pushteti autokrat, se kush duhet të hetohet, si duhet të hetohet, çfarë akuze i duhet bërë, sa dhe si duhet të dënohet dhe se tek kush nuk duhet guxuar të afrohet hetimi dhe zbatimi i ligjit.
Policinë, prokurorinë dhe gjykatën jo vetëm i paralizoj totalisht shfaqja tragji-komike e Kryeministrit “me ekspertizën anonime” të përgjimit audio të vëllait trafikant të Ministrit të Brendshëm dhe përpëlitjet e sforcuara të taborit të agjitatorëve qeveritarë, por tashmë deri në rikthimin e shtetit në Shqipëri ato janë inegzistente “de facto”.
Sensi i gjendjes psikologjike të qytetarëve në ngërç të pa ndeshur kurrë më parë!
Paralizë totale e energjive pozitive të shqiptarëve. Humbja e shpresës dhe besimit ka zëvendësuar dëshirën, ambicien, angazhimin dhe përpjekjet. Udhëkryq më të mjegullt s’kanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.
Këto, padyshim janë konstatime që i bën gjithkush sot.
Këtë kolaps të shtetit e sheh dhe e prek secili prej nesh sot.
Por dhe përgjegjësitë për shpëtimin e tij janë tek çdonjerit prej nesh sot, të dashur miq!
Angazhimi qytetar e civil për interesin e fëmijëve dhe të nesërmes ndryshe është intubimimi i vetëm për oksigjenin që do rikthejë shtetin në Shqipëri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:13 : 02/08/2025
SPORT

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

08:06 : 02/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
Para

Plagoset një 53-vjeçar në minierën e Bulqizës, transportohet në spital

TË GJITHA

Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:13 : 02/08/2025

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

08:06 : 02/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com