• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kur i thotë Palokës “ulu poshtë”, ku të shkojë deputeti?”, Tupja analizon fjalorin e Ruçit

15:56 : 03/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Po, “Ulu poshtë!”, kështu e urdhëroi të enjten e shkuar zoti Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit (ish-popullor) të Republikës  madhërisht të mahnitshme të Shqipërisë, zotin Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike dhe njëherazi nënkryetar i Kuvendit, kur këtij i kaloi koha që, me rregullore, i takonte të fliste.

E falënderoj zotin Ruçi që me këtë urdhër prej dy fjalësh më ktheu shumë prapa në kohë, më saktësisht, në fëmijërinë time të largët duke më sjellë në kujtesë një incident të vogël, fort qesharak, që kishte ndodhur kur isha në klasë të katërt: Mësuesi, një tip nursëzi, kishte thirrur në dërrasë të zezë një nxënës, të cilit, pasi i vuri një notë negative ngaqë nuk ishte përgjigjur atë ditë, i tha pikërisht “Ulu poshtë!” dhe ky nxënës, menjëherë, pa u kthyer në bankën e tij, u ul përtokë para këmbëve të “m’susit”; klasa ia plasi gazit.

Të njëjtën gjë, pra, u gajas së qeshuri, bëri edhe im atë kur, pasi hëngrëm drekë, ia tregova incidentin në fjalë. Duke mos ia kursyer lexuesit tim të vëmendshëm e të paanshëm këtë kujtim, e siguroj atë se qëllimi im nuk është t’i bind deputetët e opozitës, madje as ata të pozitës, të veprojnë, në marrëdhëniet që kanë me zotin Ruçi, siç veproi nxënësi i lartpërmendur, pra, të ulen përdhe mbi qilimin (e kuq, rozë apo mavi) të Kuvendit.

Tani po përfitoj nga rasti për t’i kujtuar zotit Ruçi se në marrëdhëniet e tij me deputetët e opozitës demokratike, por, me gjasë, edhe të pozitës së tij socialiste, duhet të tregohet më i kujdesshëm lidhur me mënyrën se si shprehet:

Lexo edhe:

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

së pari, ai duhej të përdorte shumësin “Uluni!” dhe jo njëjësin “Ulu!” edhe për arsyen se, të paktën para kamerave, duhet të japim shembullin, qoftë edhe të sipërfaqshëm, të njëfarë edukate qytetare në debatet me kolegët, veçanërisht kur nuk jemi të së njëjtës parti apo edhe të të njëjtit mendim (Sugjerim: Pra, një çikë më shumë finesë, zoti Ruçi!);

së dyti, ai nuk duhej të thoshte “Uluni poshtë!”, por thjesht “Uluni!” sepse, logjikisht, njeriu poshtë ulet, jo lart, sidomos kur kthehet në vendin e tij – karrige, kolltuk, stol apo thjesht ndenjëse. (Sugjerim: Pra, një çikë më shumë respekt, zoti Ruçi, për saktësinë e të shprehurit zyrtar, duke shmangur përdorimin e krahinorizmave apo provincializmave në gjuhën standarde shqipe).

Së fundi, le të më lejojë lexuesi im i përhershëm apo i herëpashershëm që ta falënderoj sërish zotin Ruçi sepse, duke më sjellë ndër mend, nga fëmijëria e largët, kujtimin e lartpërmendur, më zgjoi edhe një kujtim tjetër: shprehja e tij “Ulu poshtë!” më kujtoi gjyshen time nga babai, e cila kishte lindur e ishte rritur në qytetin arsim-e-kulturëdashës të Elbasanit dhe jo në ndonjë shkrep mali ku pula ha gurë e gjeli pi shurrë.

Ç’është e vërteta, ime gjyshe kishte vetëm disa klasë shkollë dhe, rrjedhimisht, në gjirin e familjes (por jo në rrethin e saj shoqëror) përdorte nganjëherë shprehjen “Ulu në bythë!” ku dy fjalët e fundit ishin të tepërta, sepse, detyrimisht, njeriu mbi vithe ulet, qoftë ky kryetar Kuvendi apo dikush krejt i panjohur; kur ne, nipër e mbesa, u rritëm e filluam ta shpotisnim gjyshen lidhur me shprehjen e sapopërmendur që e përdorte pa të keq, ashtu siç përdorte krejt natyrshëm togfjalëshin “në bythë të lisit, të rrapit, të plepit etj., etj.”, ajo përpiqej të thoshte thjesht “Ulu!” ose “rrëzë lisit, rrapit, plepit etj., etj.”.

Sidoqoftë, unë jam shumë i lumtur sot e kësaj dite që ajo ndërroi jetë pa arritur të shihte, të shijonte e të gëzonte ditët e sotme të demokracisë shqiptare me paterica të kuqe, rozë apo mavi. Jam shumë i lumtur sepse, kushedi, ajo mund të ishte bërë kryetare e Kuvendit (ish-popullor) të Republikës madhërisht të mahnitshme të Shqipërisë dhe ndoshta, si grua shumë e rregullt e kërkuese ndaj vetes lidhur me ligjet e rregulloret, ajo do t’i kishte kujtuar ndonjë deputeti të opozitës, por edhe të pozitës, qoftë ky ministër apo kryeministër, se nuk i mbetej më kohë për të folur, duke i përsëritur atij herë pas here shprehjen “Ulu në bythë!”.

Nga Edmond TUPJA për Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

10:35 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

10:27 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

10:24 : 10/09/2025
BOTA

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rus mbi Poloni, Tusk: Moska provokim të madh

10:16 : 10/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Agustin Kazës në Belgjikë, publikohet FOTO e vras*sit të dyshuar

10:11 : 10/09/2025
Para

Takimi me Trump, kush do të paguajë faturën e hotelit për Kim Jong-un?

TË GJITHA

Mashtroi një qytetare, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

10:35 : 10/09/2025

Kishte mbjellë drogë në pronë publike në Malësi të Madhe, arrestohet 54-vjeçari

10:27 : 10/09/2025

Nga d*oga te arratisja nga burgu, 6 të arrestuar në Fier

10:24 : 10/09/2025

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025

Dronët rus mbi Poloni, Tusk: Moska provokim të madh

10:16 : 10/09/2025

Atentati ndaj Agustin Kazës në Belgjikë, publikohet FOTO e vras*sit të dyshuar

10:11 : 10/09/2025

SPAK cakton masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, oficerët e BKH-së i kontrollojnë zyrën

09:49 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com