• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet kompania që solli nga Brazili fileton e pulës me Salmonelë

11:17 : 01/06/2018
në AKTUALITET

Zbulohet emri i kompanisë, të cilës iu zbulua rasti i fundit me mish pule me përmbajtje Salmonele, e cila vinte nga Brazili.

AlertNews.al ka mundur të mësojë nga burime të sigurta se, MPI Sh.p.k me seli ne Tirane është kompania importuese e produkteve mish nga Brazili, të cilës Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se i ka bllokuar 53,1 ton fileto pule me përmbajtje salmonele me origjinë nga Brazilin. Përveçse emri i kompanisë u mbaj sekret nga institucionet shtetërore, situate e mishit nga Brazili, si dhe e rasteve që rezulton me përmbajtje Salmonele nuk janë të rralla, pavarësisht se nuk deklarohen. Ashtu si dhe rasti i kompanisë MPI, të cilës një kontenier, i cili ka peshën e 27 tonëve dhe jo 53, i rezultoi me ngarkesë Salmonele.

Historia nis më larg në kohë dhe rastet e përmbajtjes së Salmonelës SPP në mishin e pulës, nuk janë të rrala dhe iu ndodhin shumë kompanive shqiptare.

Më 23.03.2017, Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, me anë të urdhërit Nr.115, ndaloi importin e mishit nga Brazili, pas skandalit që plasi në vendet e BE, me këto produkte nga Amerika Latine, me qëllim kontrollin e çdo ngarkese dhe moslejimin e futjes në terrirotin e Shqipërisë, pa u analizuar. Ky urdhër, që ishte totalisht në favor të konsumatorit, hasi jopak në rezistencën e importuesve, apo të shoqata të ndryshme.

Që në këtë kohë, filluan dhe “zbulimet” më të mëdha të rasteve të mishit nga Brazili me Salmonelë, pasi çdo ngarkesë analizohej. Në atë kohë, kompanisë impotuese AMG iu bllokuan 26 tonë dhe konkresisht në muajin maj 2017. Pas analizave në ISUV që rezultuan pozitive, kompania në fjalë u detyrua ta kthejë mbrapsht kontenierin me mish pule.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Rastet vijojnë të ndodhin edhe në vazhdim, por jo të gjitha bëhen publike. Nga marrja e mostrave për analizë në PIK (Pika e Inspektimit Kufitar) Durrës, kompanisë FRIGO ALBA i rezulton një tjetër ngarkesë nga Brazili me përmbajtje salmonele, e gjitha  fileto pule.  Situata vazhdon të përseritet. Gjatë muajve dhjetor 2017-janar 2018, nga burime të sigura, bëhet e ditur se, në Portin e Durrësit ka pasur një dyndje që rrallë ndodh, kontenierësh me mish të ardhur nga Brazili, nga kërkesa e tregut, apo nga çmimi i ulët në Brazil, kjo nuk është e qartë. Të paktën 150 kontenierë janë importuar nga Brazili, totalisht me mish pule dhe derri, që në i takojnë 4050 tonë, duke ditur se një kontenier mban 27 tonë mish.

Nga analizat e marra në këtë kohë, dy kontenierë të kompanisë ZIKO, të analizuara në ISUV (Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë), rezultojnë me përmbajtje Salmonele. Më pas, kompania importuese, e pakënaqur me analizat e para, i dërgon ato në një laborator reference në Greqi, ku rezultojnë sërish me ngarkesë Salmonele e po kështu, edhe analizat e dyta sërish në ISUV. Në këto kushte, administratorët e kompanisë detyrohen t’i kthejnë ato mbrapsht.

Të njëjtës kompani, pra ZIKO, gjatë muajve të fundit, i rezulton një tjetër kontenier me mish derri, me përmbajtje Salmonele, e cila pas analizave të dyta e të treta në Greqi dhe sërish në laboratorët e ISUV, rezultoi e rregullt, pa ngarkesë Salmonele.

Në të njëjtën situatë është gjendur edhe komania FRIGO FOOD. Po në fluksin e ngarkesave nga Brazili, i rezulton një kontenier me përmbajtje Salmonele. ISUV e nxjerr me ngarkesë, laboratori në Greqi e nxjerr të pastër dhe sërish u analizua nga ISUV dhe rezultoi i pastër, pa ngarkesë të Salmonelës SPP.

I tillë është dhe rasti i fundit, që u bë publik nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i kompanisë MPI, ngarkesë 27 tonëshe me fileto pule, e cila nuk u importua tani, por pas tri mostrimeve dhe tri palësh analiza në ISUV dhe në Greqi, rezultoi me përmbajtje të Salmonelës SPP, ndërkohë që fati i kësaj ngarkese nuk dihet ende, nëse është kthyer mbrapsht, do të asgjësohet apo…. Ndërkohë mësohet se, kjo kompani, ka importuar nga Brazili, nga muaji dhjetor 2017 deri në mars 2018, mbi 20 kontenierë me fileto pule, që në peshë totale arrin në sasinë 540 ton.

Filetoja e pulës e zbuluar së fundmi me përmbajtje të lartë Salmonele SPP, është porositur në kompaninë braziliane me emrin “Aurora”.

©AlertNews.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025
BOTA

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025
BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
Para

Veshje tipike për shtatzëna, Jona Spahiu nuk lë më vend për dyshime

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com