• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri në gjyq: Për Habilajt s’keni prova të reja, kostum në Milano s’më blenë, Liperit i kërkova ndjesë për skafin

08:56 : 29/05/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rifiton lirinë pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë për vendosjen e masës së sigurisë, “arrest shtëpiak”. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar “burg pa afat”. Seanca u zhvillua ditën e djeshme dhe nisi në orën 13:30. Në të ishte prezent edhe vetë ish-ministri Tahiri, i cili u shoqërua nga Forcat e Rendit në Gjykatë. Seanca gjyqësore zgjati dy orë e gjysmë, teksa u zhvillua me dyer të mbyllura.

Përpara gjyqtarëve Fehmi Petku, Saida Dollani dhe Sokol Binaj, Tahiri foli rreth 25 minuta, duke shprehur pikëpamjet e tij për vendimin e gjyqtares Liljana Baku. Ai kundërshtoi një për një të gjitha provat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe mori në analogji argumentimin e gjyqtares Baku kur vendosi masën e sigurisë, “arrest shtëpie”. Kështu, sipas burimeve të “Panoramës”, Tahiri mësohet se ka thënë në seancë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka prova të reja, ose prova të mjaftueshme që e implikojnë atë drejtpërdrejt në trafikun e drogës apo favorizimin e grupit të Moisi Habilajt. Kështu, Tahiri fillimisht ka kundërshtuar argumentimin se mund të largohet jashtë vendit. Sipas tij, gjyqtarja Liljana Baku ka përdorur të njëjtin argument si në heqjen e pasaportës, ashtu edhe në atë të arrestit shtëpiak.

Në rastin e parë, heqjen e pasaportës, gjyqtarja, sipas Tahirit, ka argumentuar se ekzistonte rreziku i largimit jashtë vendit pasi ishte edhe deputet, ndërsa në rastin e dytë, kur la mandatin, argumenton se ka rrezik më të lartë largimi, pikërisht ngaqë nuk është më deputet. Tahiri kundërshtoi edhe argumentimin se ka rrezik që ai të përsërisë veprat penale për të cilat hetohet nëse lihet i lirë. Sipas tij, veprat për të cilat po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, supozohet që të jenë kryer për shkak të detyrës, ndërsa tani ai nuk është më ministër i Brendshëm dhe nuk ka më influencë të kryejë të njëjtat vepra penale, ndaj sipas tij ky argument nuk qëndron.

Ish-ministri i Brendshëm ka kundërshtuar edhe pretendimin e Prokurorisë se ai mund të prishë provat duke qenë i lirë. Ai është mbrojtur se ka mbi 8 muaj që është nën hetim dhe se nuk ka çfarë provash të prishë. Ai iu përgjigj edhe pretendimit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda se ka takuar pas marrjes në pyetje shtetasin Orgest Liperi, në lidhje me skafin që kishte blerë për llogari të tij. Sipas Tahirit, takimi me Liperin është bërë pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe se nuk mund të ndërhynte në dëshminë e tij. Ai tha se Liperit i ka kërkuar vetëm ndjesë për shqetësimet e tij.

Më pas, ish-ministri kundërshtoi disa nga provat e Prokurorisë, duke i cilësuar edhe si keqdashëse. Përmendim këtu letërporosinë dërguar në Itali për një kostum “Hugo Boss” të blerë në Milano nga Moisi Habilaj me porosi të Tahirit. Sipas mbrojtjes, përgjegjësit e dyqanit kanë kthyer përgjigje se nuk kanë shitur asnjë kostum për datat që pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Pasi dëgjoi edhe pretendimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan Panorama, Gjykata e Apelit vendosi që të pranojë kërkesën e palës mbrojtëse, duke shfuqizuar vendimin e gjyqtares Baku, që e la në “arrest shtëpie” ish-ministrin Tahiri. Sipas Gjykatës, Tahiri nuk rrezikon të largohet, nuk mund të prishë provat e Prokurorisë dhe nuk mund të përsërisë të njëjtat vepra penale.

Ndërkohë, Prokuroria me këtë vendim merr një goditje të rëndë, pasi kishte kërkuar në Apel vendosjen e masës së burgut pa afat për Tahirin. Tashmë pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të sigurojë prova të reja nga Italia dhe Greqia për lëvizjet e Tahirit.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025
AKTUALITET

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025
BOTA

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025
Para

Berat/ Heroinë dhe peshore në xhep, kapet shpërndarësi i drogës

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com