• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Gjithmonë kërko më shumë”, taktikat negociuese të Trump

17:46 : 29/05/2018
në BOTA

Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump vendosi të enjten e kaluar të mos zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un, ai ka sugjeruar se është i hapur për bisedimet, nëse marrëdhëniet përmirësohen.

Oferta për bisedime të reja, sipas kushteve të tij, bazohet në modelin e Trump dhe kjo qasje ka patur rezultate të ndryshme.

Kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ai nxitoi të shtonte se do të donte së tepërmi të rinegocionte “një marrëveshje më të mirë” me iranianët.

“Ata do të duan të arrijnë një marrëveshje të re dhe afatgjatë. Në një rast të tillë, unë jam gati, me dëshirën dhe aftësinë për të gjetur një zgjidhje,”- tha presidenti Trump.

Komente të ngjashme Trump bëri edhe kur u tërhoq nga marrëveshja për klimën e Parisit, vitin e kaluar. “Ne do të ulemi së bashku për të arritur një marrëveshje të mirë.”- tha ai.

Lexo edhe:

REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”/ PAMJE

Edhe kur i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje e tregtisë e Partneritetit të Transpaqësorit dhe e ndryshoi politikën e përmirësimit të marrëdhënieve të administratës Obama me Kubën.

Kohët e fundit, Trump tha të njëjtën gjë, kur ai deklaroi se nuk do të kishte bisedime me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un.

Shohim një qëndrim klasik të Donald Trumpit. Si një manjat i pasurive të patundshme, Trump vazhdimisht ka folur hapur për vlerën e largimit nga bisedimet.

“Në një farë mase, unë mendoj se Donald Trump e ka mbartur modelin e negociatave për shit-blerjen e pasurive të patundshme tek negociatat ndërkombëtare, me moton: gjithmonë kërko më shumë. Ushtro presion të fortë tek pala tjetër. Pretendo se do një marrëveshje dhe në se ti tërhiqesh, dëshira e tyre rritet dhe të ofrojnë përfitime të tjera…”, thotë Doug Bandow, studiues në Institutin Cato.

Por ajo që funksionon në tregun e pasurive të patundshme, jo medoemos ka rezultat tek negociatat ndërkombëtare.

“Unë mendoj se pjesë e problemit këtu, është se thuajse në çdo tryezë negociatash biznesi, në shumicën e rasteve është çështje parash. Mund të argumentosh, apo mund të bësh lëshime, në se arrin të fitosh diçka më tepër…”, – thotë studiuesi Bandow, i Institutit Cato.

Por në një mjedis ndërkombëtar, ka më tepër aktorë, të cilët nuk kanë vetëm stimuj financiarë. Është një lojë komplet e ndryshme, thotë biografia e Trump, Gwenda Blair.

“Ai u rrit në një mjedis biznesi. Punoi për projekte ndërtimi me të atin. Ai di se si ndërtohet. Pra, atij nuk i është dashur të mësojë shumë. Nga ana tjetër, ai nuk di gjë për Korenë e Veriut, por do të thoja se askush tjetër nuk di gjë për të.”

Mbështetësit e Presidentit thonë se ai do që të arrihet një marrëveshje më e mirë për popullin amerikan. Por deri tani, qoftë për Iranin, për marrëveshjen për klimën, apo Partneritetin e Transpaqësorit, – nuk ka patur ende ndonjë marrëveshje të re.

Është shumë shpejt të thuhet në se kjo taktikë ka për të funksionuar me Korenë e Veriut…

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

12:05 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”/ PAMJE

11:59 : 29/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

11:34 : 29/07/2025
AKTUALITET

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

11:31 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron një fabrikë cigaresh në Librazhd

11:21 : 29/07/2025
AKTUALITET

Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën

11:19 : 29/07/2025
Para

Bëni mirë të mos i mërzisni këto shenja, do t’ju mbajnë inat gjithë jetën

TË GJITHA

REL: Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

12:05 : 29/07/2025

Pak reshje shiu dhe rrugët e Tiranës kthehen në “përrenj”/ PAMJE

11:59 : 29/07/2025

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

11:34 : 29/07/2025

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

11:31 : 29/07/2025

SPAK sekuestron një fabrikë cigaresh në Librazhd

11:21 : 29/07/2025

Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën

11:19 : 29/07/2025

Njihuni me shenjën më fatlume të horoskopit për muajin gusht

11:12 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com