Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim do të jenë bashkë sot në mesditë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Të rinjtë e FRPD dhe LRI do të protestojnë tek Ministria e Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, pasi opozita pretendon se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.