• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Studiohen dhëmbët e tij dhe konfirmohet se Adolf Hitleri ka vdekur më ….

18:50 : 22/05/2018
në BOTA

Ekzaminimi i dhëmbëve të Hitlerit ka rrëzuar çdo dyshim që ai vdiq me të vërtetë më 1945. Historia e dhëmbëve të Hitlerit është jo vetëm një histori e vdekjes së kryenazistit, por edhe e propagandës së Luftës së Ftohtë.

Adolf Hitleri kishte dhëmbë jashtëzakonisht të këqij. Ajo që tingëllon si njëra prej mijëra vogëlsive, që ushqejnë magjepsjen e publikut për udhëheqësin nazist, është në fakt një dëshmi në njohuritë tona historike se Hitleri e vrau vërtet veten në 30 prill 1945.

Një ekipi patologësh francezë ju lejua të inspektojë pak kohë më parë dhëmbë të ruajtur në Moskë, të cilat u morën në fillim të majit 1945 nga Berlini. Kjo është hera e parë në 70 vjet që autoritetet ruse lejuan dikë që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Dhe konkluzionet e shkencëtarëve, të cilat u publikuan në fund të javës së shkuar në European Journal of Internal Medicine, janë të qarta.

“Dhëmbët janë autentike, nuk ka asnjë dyshim”, i tha kryepatologu Philippe Charlier agjencisë së lajmeve AFP. “Studimi ynë dëshmon që Hitleri vdiq më 1945”.

Lexo edhe:

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

Ekipit të shkencëtarëve iu lejua të ekzaminojë edhe pjesë të kafkës së Hitlerit, për të konfirmuar se me ç’mjete e kreu vetëvrasjen ai. Dhëmbët përputhen me përshkrimet e dentistit të Hitlerit dhe nuk tregojnë asnjë gjurmë mishi – në përputhje me faktin se Fyhreri ishte vegjeterian.

Përfundimet e reja duhet t’u japin fund, por ndoshta kjo nuk do të ndodhë, përfytyrimeve të çmendura se drejtuesi nazist në njëfarë mënyre shpëtoi në shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Ne mund t’u japim fund të gjitha teorive të komplotit për Hitlerin”, tha Charlier. “Ai nuk është arratisur me një nëndetëse në Argjentinë; ai nuk ndodhet në një bazë të fshehur në Antarktidë ose në anën e errët të Hënës”.

Në vend të kësaj, historia e Hitlerit mori fund në atë mënyrë, si e beson çdo historian serioz: me një vetëvrasje të përbashkët në bunkerin e Fyhrerit në gërmadha e kryeqytetit nazist.

Identifikimi i trupit të Hitlerit

Deri në 30 prill 1945, trupat sovjetike patën avancuar deri në 500 metra në afërsi të komandës së nëndheshme të Hitlerit në zemrën e Berlinit. I rrethuar dhe pothuaj në pamundësi për të komunikuar me ato pjesë të ushtrisë gjermane, Vehrmahtit që kishin mbetur, Hitleri e kuptoi se ëndrrat e tij për Perandorinë mijëvjeçare ose të Rajhut, patën marrë fund.

Pasdite herët, Hitleri u tërhoq me të dashurën e tij prej shumë vjetësh dhe bashkëshorten që prej më pak se dy ditësh, Eva Braun, në apartementin e tij personal. Atje ata pinë nga kapsula cianidi dhe e vranë veten me armë. Trupat e tyre – së bashku me ato të dy qenve të tij – u zbuluan në orën 15.15.

I ndërgjegjshëm se italianët e patën çnderuar kufomën e Benito Mussolinit, Hitleri pati lënë udhëzime, se si do të veprohej me kufomën e tij dhe të Eva Braunit. Ato i nxorrën nga bunkeri dhe i dogjën.

Vetëm në 5 maj zbuluan forcat e armatosura sovjetike një trup të djegur në një krater bombe dhe e identifikuan atë si trupin e Hitlerit.

“Dhëmbët e Hitlerit qenë të këqia – dhe në atë mënyrë të këqia – sa vetëm dhëmbët e tij e mundësuan që të identifikohet kufoma e tij”, shkroi në një artikull të botur në internet patologu forensik Mark Benecke, të cilin Televizioni National Geographic e ngarkoi që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Ai shton se kariesi dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve ndoshta kanë qenë shkaku për frymën me erë tmerrësisht të keqe të Hitlerit.

Sovjetikët i krahasuan dhëmbët e viktimës, që kishin proteza që binin në sy dhe të pazakonta dhe ura, me përshkrimet e ndihmësdentistes Käthe Heusermann. Më vonë, dentisti personal i Hitlerit, Hugo Blaschke, do të konfirmonte informacionet e aleatëve.

“Dhëmbët e tij qenë kaq të këqia, sa dentisti i tij rrinte me të në bunker”, i thotë Liubov Summ, mbesa e përkthyeses ruse të Heusermannit, Elena Rshevskaja, gazetës Times of Israel. “Ekzistojnë fotografi që janë shumë të pakëndshme për t’i parë”.

Dinakëria e Stalinit – në themel të teorive të komplotit për Hitlerin

Rshevskajan e ngarkuan me dhëmbët e Hitlerit, sepse ekzistonte frika që ushtarët meshkuj të Ushtrisë së Kuqe do të deheshin dhe do t’i hiqnin nga ai vend dhëmbët. Ajo i solli ato që kishin mbetur nga Hitleri në Moskë. Por megjithëse sovjetikët e dinin me siguri që Hitleri kishte vdekur, Stalini urdhëroi që lajmi të mos përhapet. Në vend të kësaj duhet të përhapej lajmi, se aleatët perëndimorë e patën ndihmuar Hitlerin të arratisej fshehtas.

“Ishte një farsë mashtruese, një përpjekje e çuditshme, për ta fshehur faktin se u gjet kufoma e tij”, shkroi Rshevskaja në kujtimet e saj, të cilat u botuan më 1965 në gjuhën ruse, por të cilat u botuan vetëm në mars të këtij viti në gjuhën angleze. “Hitleri nuk qe më vetëm një simbol i luftës, ai u bë një simbol për një pjesë që duhet të vazhdonte.”

Fushatën e dezinformimit rusët e quajtën “Operacioni Mit”. “Strategjia e Stalinit me sa duket konsisonte shumë qartë në lidhjen e Perëndimit me nazizmin, duke përhapur që britanikët ose amerikanët duhet ta fshihnin atë”, shkroi historiani Anthony Beevor në librin e tij “Berlin- Rënia: 1945”.

Në kombinim me faktin se nazistë të shquar si Adolf Eichmanni dhe Josef Mengele u arratisën me të vërtetë në Argjentinë, dinakëria e Stalinit është në themel të lindjes së teorive të komploteve, se Hitleri në njëfarë mënyre kishte mbetur gjallë në Luftën e Dytë Botërore. /B.S./

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025
Shkrime promocionale

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025
AKTUALITET

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025
RAJONI

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025
RAJONI

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025
Para

I vë flakën pyllit, duhet të paguajë 36 mln $ dëmshpërblim

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com