• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Raporti i KE: Punojmë 48 orë në javë, më shumë se gjithë Europa

12:44 : 18/05/2018
në SOCIALE

Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e jetës për vendet e Europës, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Numri i orëve që shqiptarët rrinë në punë është më i larti në të gjithë Europën dhe shumë më i lartë sesa mesatarja që rezulton për Bashkimin Europian, prej 40 orësh në javë. Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në vit. Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë.

Komisioni Europoian raporton se sondazhi u bë në një kampion të rastësishëm prej 1000 banorësh për shumicën e vendeve dhe 1300 banorë për shtetet e mëdha. Për Shqipërinë, sondazhi u realizua në periudhën nëntor 2016-mars 2017 dhe koha e intervistimit ishte 35 minuta dhe synon të masë balancën punë-jetë. Sa më i moshuar të jesh aq më gjatë punon në Shqipëri. Orët më të gjatë të punës  i raporton grupmosha 50-64 vjeç, me 50 orë, më pas vjen ajo 35-49 vjeç dhe 18-24 vjeç, me 48 orë secila.  Grupmosha 25-34 vjeç është më “dembele”, deklaron se punon 45 orë. Ata që kanë më shumë të ardhura punojnë më pak. Grupet me të ardhura më të larta punojnë 46 orë në vit dhe ata që fitojnë më pak punojnë 50 orë në javë (raporti i ndan personat sipas të ardhurave në katër grupe, nga më i ulëti tek më i larti).

Sipas sondazhit të KE-së, kur pyeten se sa orë në javë do të donit të punonin, të anketuarit shqiptarë janë përgjigjur 34 orë. Por, sado pak të punosh sërish nuk je i kënaqur. Holandezët kanë pohuar se do të preferonin të punonin 26 orë në javë, danezët po ashtu. Një tjetër pyetje lidhet me orët e punës së partnerit, që të anketuarit shqiptarë i janë përgjigjur 49 orë, sërish më e larta në Europë. 72% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se të paktën disa herë në muaj shkojnë në shtëpi tepër të lodhur për t’u marrë me punë shtëpie. Më të lodhurit janë serbët, me 83%.

56% e shqiptarëve deklarojnë se të paktën disa herë në muaj e kanë pasur të vështirë të përmbushin përgjegjësitë familjare, për shkak të kohës së kaluar në punë, më e lartë sesa mesatarja e BE-së, por më e ulëta në rajon. Përqindjen më të lartë në Europë e raportojnë kroatët, me 69%. Në kahun tjetër, 37% e të punësuarve shqiptarë kanë deklaruar se të paktën disa herë në muaj e kanë të vështirë që të përqendrohen në punë, për shkak të problemeve familjare, më e lartë se mesatarja e BE-së, por ndër më të ulëtat në rajon.

Shqiptarët dhe turqit shpenzojnë kohën më të gjatë për t’u kujdesur për familjarët dhe të afërmit me probleme shëndetësore që janë mbi moshën 75 vjeç, me përkatësisht 17 dhe 21 orë. Më herët, të dhënat zyrtare të institutit shqiptar të statistikave (INSTAT), por që masin kohën e të punësuarve me pagesë treguan se për vitin 2017, në Shqipëri punohet mesatarisht 2,173 orë në vit, ose rreth 42 orë pune në javë. Ndërsa mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD është 1764 orë. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 409 orë më shumë./ Monitor

Lexo edhe:

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin iranian

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin iranian

16:18 : 13/06/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë 6-vjeçare, Real Madrid paguan 63 milionë euro për 17-vjeçarin argjentinas

16:12 : 13/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Sars Cov 2 po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi, ja cilat janë simptomat

16:09 : 13/06/2025
BOTA

Kush janë “kokat” e larta të ushtrisë së Iranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

16:06 : 13/06/2025
SPORT

Florian Wirtz transferohet te Liverpool, klubi anglez paguan 116 milionë paund për 22-vjeçarin

16:01 : 13/06/2025
Para

“Jemi shoqëria e homo stupidus stupidus stupidus. Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur”

TË GJITHA

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin iranian

16:18 : 13/06/2025

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025

Zyrtare/ Kontratë 6-vjeçare, Real Madrid paguan 63 milionë euro për 17-vjeçarin argjentinas

16:12 : 13/06/2025

Një variant i ri i Sars Cov 2 po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi, ja cilat janë simptomat

16:09 : 13/06/2025

Kush janë “kokat” e larta të ushtrisë së Iranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

16:06 : 13/06/2025

Florian Wirtz transferohet te Liverpool, klubi anglez paguan 116 milionë paund për 22-vjeçarin

16:01 : 13/06/2025

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

15:48 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com