Edhe pse hyri në fuqi para një viti, statusi i naftëtari nuk po gjen zbatim.
Në emisionin BOOM kanë mbërritur disa denoncime nga vetë naftëtarët të cilët thonë se nuk ia pranojnë dokumentat për të dalë në pension.
Naftëtar: Unë kam marrë statusin e naftëtarit, sipas të cilit duhet të dal në pension me 30 vite punë, une kam 41 vite punë dhe ende nuk kam dalë në pension.Te sigurimet shoqërore nuk na i pranojnë letrat. Thonë presim urdhër nga drejtoria e përgjithshme.
Pse na e dhanë këtë letër kur nuk ka asnjë vlerë, dhe ky ligj nuk gjen zbatim?
Ky status na mundëson ilaçet dhe vizitat falas për sa kohë nuk na e njohin vizitat dhe ilaçet i marrim me leke.
Gazetarja e BOOM Alekta Çeku shkoi së bashku me qytetarin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Fier, por nuk mori asnjë përgjigje.
Roja Objektit – Gazetarja e Ora News do vish këtu, do të takohet? Me një naftëtar është, dua një përfaqësues thotë.
Vasillaq– Kam marrë statusin e naftëtarit.
Punonjësja ISSH Fier – E ke marrë?
Vasillaq– Po.
Punonjësja ISSH Fier –Çfarë doni nga ne tani?
Vasillaq– Kërkoj që unë të dorëzoj dokumentat të dal në pension.
Punonjësja ISSH Fier –Ne nuk merremi me këto raste, ne merremi vetëm me rastin e dosjeve që kemi këtu në sistem.
Gazetarja– Që do të thotë? Me këtë rast kush merret?
Punonjësja ISSH Fier – Në këtë rast ai duhet të drejtohet tek institucioni te Alpetroli..
Gazetarja– Ky zotëria ka përfituar statusin, me 30 vite punë sipas këtij statusi ky duhet të dilte në pension.
Vasillaq- 60 vjeç, për këtë kam ardhur. Për të dale në pension sipas ligjit. A e keni ligjin ju?
Punonjësja ISSH Fier – Me qenë se ky zotëria është për të dale në pension, do t’i them shefes së pensioneve dhe ajo mund t’ju ndihmojë.
BOOM iu drejtua ISSH në Tiranë për të marrë informacion. Nën drejtori i këtij institucioni Ali Emini në një lidhje telefonike sqaroi se pritet që të miratohen efektet financiare të këtij ligji e me pas personat që kanë përfituar statusin e naftëtarit do të mund të perfitojnë .
Zv. Drejtori Përgjithshëm ISSH – Janë mbi 9800 që kanë bërë kërkesat dhe janë pajisur me dokumenta nga sigurimet dhe janë mbi 1500 të tjerë që janë pajisur me dokumenta nga ndërmarrjet. Dokumenta të cilat janë grumbulluar në Ministri për të dhënë status.Është bërë dhe nje projekt vendim që po shqyrtohet dhe me daljen e projekt vendimit Instituti do vazhdojë të japë të drejtat.
Gazetarja- Si mund ta japë qeveria statusin, kur këto nuk marrin asnjë lloj përfitimi nga ajo letër që kanë.
Zv. Drejtori Përgjithshëm ISSH – Qeveria nuk i jep të gjitha përnjëherë. Do jepet statusi një për një, do dalë dhe vendimi i qeverisë për efektet dhe atëherë do të fillojnë të jepen pagesat që nga data që lind e drejta. Kur të fillojnë pagesat dhe pritjet në sigurimet shoqërore për pagesat, fillojnë njëheresh dhe mbasi të miratohet vendimi i qeverisë që të miratohen efektet financiare.