Intervistoi: Boldnews.al
Telnis Skuqi ishte i pari gazetar investigativ që zbuloi se, nga Shqipëria, niseshin avionë të vegjël me drogë drejt vendeve fqinje, si Italia dhe Greqia. Ai i bëri publike rezultatet e investigimit të tij në Prill të vitit 2014 dhe, që prej asaj kohe, ai ka marrë joshje dhe presione nga grupe kriminale, por edhe, siç thotë ai, nga ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.
Në një invervistë për “Boldnews.al”, gazetari investigativ tregon detaje tronditëse se si, ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje. Gjithashtu, ai tregon për tentativat e Saimir Tahirit për ta detyruar të tërhiqej nga investigimi, në këmbim të një shume parash, në vlerën 20 mijë euro.
Në fakt, investigimi për avionet e drogës i Skuqit shkaktoi një reagim të menjëhershëm tek qeveria socialiste e Edi Ramës. Ministria e Brendshme reagoi nëpërmjet një deklarate publike, duke mohuar ekzistencën e këtij trafiku. Por, vetëm pak javë më pas, rezultatet e investigimit u faktuan në terren. Në maj 2014, në bregun e Divjakës, u rrëzua një avion tip Piper, i cili po përgatitej të transportonte rreth 650 kg lëndë narkotike kanabis drejt Italisë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha artikuloi një tjetër akuzë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Sipas Berishës, Tahiri i ka ofruar një gazetari 20 mijë euro për t’i mbyllur çështjen? Mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj akuze?
Absolutisht është e vërtetë. Është një histori e përjetuar keq prej meje, sepse pesë ditë pas unë guxova të publikoj një investigim, në mesditë më është bërë gjyqi, ndërsa në mbrëmje të asaj dite më është ofruar 20 mijë euro për të përgënjeshtruar dhe mbyllur investigimi im.
Kur ka ndodhur, mund të jeni më konkret? Për çfarë investigimi bëhej fjalë dhe kush ua ofroi paratë?
Më 19 prill 2014 unë publikova tek gazeta “RD” invesigimin e parë për trafikimin e hashashin nëpërmjet avionëve të vegjël në jug të qarkun e Gjirokastrës. Ditën që u publiku investigimi, grupet kriminale më kërcënuan dy herë, njëherë me SMS, ndërsa disa orë më pas më postuan pranë banesës sime një kokë dhie të prerë. Sinqerisht isha i përgatitur për gjithçka, por nuk besoja se do të reagonin shumë shpejt. Pesë ditë pas pubikova investigimin, çuditërisht Unioni i Gazetarëve organizoj shpejt e shpejt një takim me temë “Si të raportojmë një investigim”. Në atë takim, kishin ardhur edhe gazetarët e “Fiks Fare”. Gjatë diskutimit, u hodhën shumë akuza ndaj meje, pasi, sipas ligjeruesve, unë kisha shkelur parimin e gazetarisë investigative. Qëllimi i tyre ishte që unë të bëja autokritikë, ndërkohë gazetarët e “”Fiks Fare” po më filmonin vetëm mua. I gjetur përpara një situate të tillë të paprecedentë, unë jo vetëm që nuk hoqa asnjë presje nga investigimin tim, por u tentuar të realizohej edhe një video e fshehtë ndaj meje. Po atë ditë, në mbrëmje një gazetare nga Tirana më ofroj 20 mijë euro për të përgenjeshtruar dhe mbyllur investigimin tim. Në atë takim, gazetarja është komunikuar me celularë dy herë me Ministrin e Brendshëm të atëhershëm, pasi unë nuk mund të premtoj asnjë gjë pa u informuar se kush ishin autorët që më kërcënuan familjen time.
Pse mendoni se pas kësaj oferte qëndron ish-ministri i Brendshëm? Çfarë provash kishit në dorë ju që Ministri duhet të bënte një ofrtë të tillë?
Në atë takim, pothuajse unë kam dëgjuar gjithçka, sepse bashkëbisedimi është bërë në praninë time. Ata prisnin përgjigjen e shpejt, por unë nuk u nxitova, pasi kërkoja kohë të analizoja gjithë ngjarjen që më ndodhi mua dhe familjes sime. Nga natyra jam një njeri që mendoj gjatë dhe ku vendos të marrë një vendim nxitoj për ta realizuar në kohën e duhur.
Përse duhet t’ju ofroheshin para kur ju e kishit publikuar investigimin tuaj? Pritej të ndodhte diçka tjetër, kishte informacione se ju po vazhdonit investigimin?
Të dyja bashkë. Së pari, ata kërkonin të më përdornin mua për luftën e tyre politike, pasi avioni i Divjakës ende nuk ishte rrëzuar. Së dyti, ata e dinin që unë kisha materiale të tjera që implikonte qeverinë me trafikimin e drogës, sepse shpejtësia për të transportuar sa më shumë lëndë narkotike përtej kufirit kishe nisur një muaj pasi ishte mandatuar qeveria e majtë në pushtet. Qarku i Gjirokastrës në atë kohë ishte hambar për grupet kriminale. Unë po ashtu jetoja në Gjirokastrës, d.m.th., e njihja terrenin dhe kisha shumë burime. Ndërkohë, sapo kishte nisur lufta brenda grupeve kriminale për monopolizimin e hashashit.
Këta gazetarë që ju kanë ofruar para në emër të ish-ministrit të Brendshëm, sikurse ju prëtendoni, çfarë përfaqësojnë? Mund të thoni diçka më shumë rreth tyre?
Ata janë kolegë të nderuar, por unë nuk mund ta publikoj emrat e tyre, pasi lidhur me këtë ngjarje unë kam informuar drejtorin e gazetës “RD” dhe të dy sëbashku kemi vendosur të mos e bëj publik.
Cila ka qenë forma e komunikimit me ta, mund të referoni një episod nga ky komunikim?
Unë dhe gazetarja jemi dy miq të vjetër. Ajo thjeshtë bëri punën që ishte ngarkuar nga Ministri i Brendshëm. Biseda kanë qenë të hapura, sepse unë nga natyra më pëlqen të flasim hapur dhe “pa sponte”. Ajo, që në fillim, më qartësoi se thjeshtë po përcillte mesazhin. Ndërsa vendimin duhet ta merrja unë. Dhe kështu ndodhi, pasi unë e mora vendimin disa ditë përpara se të ndodhte ngjarja e Divjakës dhe si për çudi, Ministria e Brendshme ka dalë në konferencë për shtyp vetëm për mua, duke tentuar të më intimidoj.
Pasi refuzua “ofertën”, çfarë ndodhi me ju dhe investigimin tuaj? Vijuan presionet? U përsërit më kjo ofertë?
Si e theksova më lartë, unë e refuzova ofertën e Ministrit të Brendshëm disa ditë para se të rrëzohej avioni në Divjakë. Kjo, në fakt, më solli pak qetësi të përkohshme, pasi rezultoi që unë kisha të drejtë. Por njëkohësisht, ngjarja e Divjakës në atë kohë ishte më primar. Pak pak fjalë, tërhoqi vëmendjen.
Nëse institucionet ligjzbatuese do ju kërkojnë të dëshmoni, a do shprehni gadishmërinë për të bashkëpunuar?
Unë kam denocuar në Komisionin e Medias në Kuvendin e Shqipërisë dhe po të lexoni deklaratën time nuk kam lënë asnjë shteg për keqkuptim. Unë nuk them se nuk kam frikë për jetën, prandaj u largova një vit pasi publikova investigimin tim, sepse kuptova se institucionet ligjzbatuese nuk ishin në gjendje të mbronin jetën time. Ngjarjet e fundit tregojnë se Shqipëria ka bërë regres, jo progres. Ti vërtetë mendon se një qeveri që promovon në politik njerëz me rekorde kriminale mund të më mbrojnë jetën time?! Është çmenduri të mendosh anën pozitive, ku shikon çdo ditë që një vend i vogël nuk është në gjendje të mbroj interesat e saj, apo akoma më keq ku gënjeshtrën e kanë kthyer në art.
Përveç dëshmisë tuaj, a keni ju prova të tjera që vërtetojnë gjithçka keni thënë më sipër?
Nëse unë do të kisha një defekt, të garantoj që do të më kryqëzonin si Krishti. Ata që më njohin e dine shumë mirë sinqeritetin tim, sidomos profesional. Po ju jap një fakt. E dini ju që unë kam identifikuar në dhomën time të gjumin një përgjues (Kamera e fshehtë)?! Sigurisht që jo! Ata (grupet kriminale) ishin aq të çmendur sa arritën të më shantazhonin, sepse unë bëja dashuri me bashkëshorten time, por përgjigja ime ka qenë e prerë. Po ju jap sërish një fakt tjetër dhe për këtë unë kam një dëshmitarë shumë seriozë. Është një ngjarje e ndodhur në Tiranë. Një gazetar nga një gazete pro qeveritare ishte në gjendje të më tregonte me hollësi se çfarë unë bisedova me Presidentin e Republikës së asaj kohe. Miku im, njëkohësisht ish gazetar, është befasuar se si është e mundur që një bisede midis meje dhe Presidentit, tepër konfidencial, ishte përgjuar. Kaq mjaftoi që unë të përgatisë planin e largimit tim nga Shqipëria.