• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Hakmarrja primitive/ Arta Marku përdor një “pastrues parash” për të goditur Rovena Gashin

14:21 : 14/05/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka pezulluar nga detyra prokuroren Rovena Gashi, një shenjë e fortë hakmarrjeje për shkak të përplasjes mes tyre që në fillim të marrjes së detyrës nga shefja e institucionit të Akuzës.

Arta Marku nuk e ka harruar debatin e saj me çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, pas lëvizjes së tyre nga detyrat që kishin.

Gashi dhe Gina zgjodhën të ndiqnin rrugën ligjore, duke i konsideruar tërësisht të paligjshëm urdhërat e Kryeprokurores së Përkohshme. Por Arta Marku reagoi, duke investuar ish-kryeprokuroren e Durrësit, Donika Prela, për të nisur një hetim për “fshehje pasurie” ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina.

Lexo edhe:

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Një ditë para se të gradohej drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela i bëri qokën shefes së saj, duke mbyllur hetimin dhe duke marrë të pandehur Rovena Gashin dhe Dritan Ginën. Në këtë mënyrë, Kryeprokurorja e Përkohshme e kishte më të lehtë që të shpëtonte nga dy prokurorët, duke vendosur pezullimin e tyre.

Por, si nisi hetimi, i cili ka të gjithë shenjat e hakmarrjes.

Prokurorja Rovena Gashi është anëtare e Këshillit të Emërimit në Drejtësi dhe, si e tillë, është subjekt prioritar për kalimin në procesin e Vetingut. Në kuadër të verifikimit, Komisioni kërkoi disa dokumenta shtesë, të cilat prokurorja Gashi ia vuri në dispozicion Komisionit.

Por, vetëm dy ditë pasi ishin dorëzuar këto dokumenta, të cilat konsiderohen konfidenciale, ato publikohen në një portal të administruar nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, i cili është hetuar dhe dërguar për gjykim nga prokurorja Rovena Gashi, i akuzuar për “pastrim parash” në vlerën e rreth 1 milion dollarëve.

Natyrisht, Peza, për shkak të këtij raporti me Rovena Gashin, abuzoi në mënyrë ekstreme me të dhënat që vetë prokurorja kishte dorëzuar para Komisionit të Vetingut.

Ndërkohë që prej gjykimin e tij për “pastrim parash”, Peza, nëpërmjet portalit të tij, nisi një seri shkrimesh që synonin të intimidonin dhe denigronin figurën e prokurores së çështjes së tij.

Por, duket që qëllimi nuk ka qenë vetëm kaq. Shkrimet e tij, tërësisht abuzive, u përdor si preteks nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, për të urdhëruar nisjen e hetimit ndaj Rovena Gashit, në bazë të indicjeve mediatike.

Pra, dokumentat që Gashi ka dorëzuar vetë pranë Komisionit të Vetingut, publikohen dhe transformohen në mënyrë abusive e, më pas, shërbejnë si bazë për nisjen e një hetimi penal.

Ndërkohë, duhet theksuar se Komisioni i Vetingut, i cili ka administruar dokumentat fillestarë dhe origjinalë, ende nuk ka dalë në konkluzion nëse pasuria e çiftit Gashi-Gina është e ligjshme apo jo.

Por, mesa duket, Arta Marku nuk ka pasur kohë që të presë rezultatet e Vetingut. Asaj i duheshin disa rezultate më shpejt, me qëllim që të largonte sa më shpejt nga detyra Rovena Gashin.

Dhe, për këtë arsye, ajo ka urdhëruar vartësen e saj të bindur, Donika Prela, që t’i jepte gaz hetimit dhe të penalizonte sat ë mundej prokurorët Gashi e Gina. Pasi e përfundoi këtë ‘detyrë” me sukses, Donika Prela gradohet, në kundërshtim të plotë me ligjin, drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025
SHENDETI

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025
BOTA

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025
BOTA

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025
Lajmet e Dites

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025
Para

Nuk është PSG-ja, klubi i madh gati të paguajë klauzolën e Hysajt

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com