Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë, duke krijuar panik tek banorët dhe vënë në alarm policinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur “Kthesa e Bushajve”. Mësohet se dy automjete, të parkuara pranë një banese janë djegur plotësisht.
Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e djegies së automjeteve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.