• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’i rregulloi makinën, plumba vëllait të pronarit në servis: Kërkuan me forcë, nuk i njihnim!

10:10 : 12/05/2018
në AKTUALITET

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti në Vaun Dejës. Ndaj Ermir Simonit u gjuajt me pistoletë nga disa persona ende të paidentifikuar teksa ndodhej në një servis makinash në pronësi të vëllait të tij. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital për t’i dhënë atij ndihmën e parë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore Ermir Simoni është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në rrugën, e cila të çon tek hidrocentrali i Vau Dejësit. Në fillim të këtij aksi në anën e majtë ndodhet edhe servisi ku u plagos 43 vjeçari. Fillimisht sipas burimeve policore konflikti ka ndodhur mes autorëve të dyshuar dhe vëllait të Ermir Simonit. Ata kanë bërë një debat me njëri-tjetrin dhe ky debat është kthyer në një konflikt. Autorët kanë goditur sipas burimeve vëllanë dhe më pas një punonjës të servisit. Pas kësaj ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk ka kaluar shumë kohë kur janë rikthyer sërish aty. Fillimisht autorët e dyshuar kanë kërkuar vëllain e Ermirit, por ai nuk ndodhej tek servisi, sepse ishte larguar. Persona e paidentifikuar kanë sjellë një makinë tip Benz tek servisi. Ata i kanë kërkuar Ermir Simonit, duke ia imponuar me forcë që të riparojë mjetin në fjalë. 43 vjeçari duke parë situatën dhe urdhrin kërcënues nuk ka pranuar që të merret me makinën tip Benz.

Debati ka degjeneruar derisa autorët e dyshuar shtinë me armë duke lënë të plagosur Simonin. Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje për këtë plagosje të ndodhur. Tashmë po hetohet për ta zbardhur të plotë atë që ka ndodhur dhe që çoi në plagosjen e 43-vjeçarit Ermir Simoni. Forcat e policisë kanë bërë kontrollin e kamerave të sigurisë të servisit ku ndodhi plagosja por rezulton se kamerat ishin jashtë funksionit dhe nuk kanë mundur që të regjistrojnë ngjarjen. Në këtë mënyrë policia po bën kryerjen e kamerave të tjera të sigurisë rreth zonës ku ndodhi plagosja për të arritur në identifikimin e autorëve të plagosjes të 43-vjeçarit.

DËSHMIA E DY VËLLEZËRVE
Ermir Simoni që mbeti i plagosur dhe vëllai i tij kanë treguar për policinë se çfarë ka ndodhur. Ata janë shprehur se disa persona kanë shkuar në servisin e tyre duke kërkuar që t’i riparojnë me forcë mjetet. Kjo ka sjellë edhe debatin mes tyre e më pas përdorimin e armëve.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Hënë 22 shtator 2025

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Të dy vëllezërit janë shprehur se nuk kanë asnjë dijeni se kush janë personat në fjalë me të cilët janë konfliktuar duke bërë që ata për momentin të mbesin të paidentifikuar për forcat e policisë. “Ne nuk i njohim se kush janë. Është hera e parë që kanë ardhur tek servisi jonë dhe nuk është se i kemi klientë. Nuk i njohim me emra. Kishin një sjellje jo normale gjë e cila solli konfliktin. Më përpara nuk kemi pasur probleme ndaj nuk e dimë se cila është arsyeja e gjithë kësaj ngjarje”,- kanë deklaruar vëllezërit Simoni.

Policia në kërkim të autorëve të dyshuar
Për herën e dytë autorët e dyshuar kanë qenë me dy mjete. Ata kanë shkuar me makinën tip ‘Benz’ që kanë kërkuar ta riparojnë me forcë tek servisi dhe pas saj shoqëroheshin nga disa persona të tjerë që ndodheshin në një fouristradë. Pasi kanë kryer plagosjen e 43-vjeçarit Ermir Simoni autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata dyshohet se kanë marrë rrugën e Komanit. Forcat e policisë po punojnë për të bërë të mundur identifikimin e tyre dhe më pas gjetjen dhe arrestimin lidhur me plagosjen e ndodhur.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 22 shtator 2025

22:58 : 21/09/2025
AKTUALITET

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

22:40 : 21/09/2025
NDRYSHE

Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI

22:33 : 21/09/2025
BOTA

Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

22:18 : 21/09/2025
SHOW BIZ

Pse Jori nuk poston me reperin italian? Modelja zbulon nëse lidhjes së tyre i erdhi fundi

22:05 : 21/09/2025
BOTA

Portugalia njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

21:56 : 21/09/2025
Para

Harrojini kremërat! Rrudhat luftohen me limon, birrë dhe trëndafil

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 22 shtator 2025

22:58 : 21/09/2025

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

22:40 : 21/09/2025

Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI

22:33 : 21/09/2025

Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

22:18 : 21/09/2025

Pse Jori nuk poston me reperin italian? Modelja zbulon nëse lidhjes së tyre i erdhi fundi

22:05 : 21/09/2025

Portugalia njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

21:56 : 21/09/2025

Izraeli shton sulmet në Libanin jugor, pesë të vde*ur

21:42 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com