Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2000, ku sipas mesazhdërgueses, Elvira, e cila kishte kaluar një krizë nervore në atë periudhë, kishte urinuar në mes të klasës, para studenteve të Ciklit të Ulët.
E arrestuar tashmë, ajo dallohet për ofendimet që bënte ndaj femra duke i quajtur të përdala.
Vajza, e cila preferon të ngelet anonim, rrëfen:
Marr shkas të shkruaj nga skandali që po ndodh në Universitetin e Elbasanit ku janë arrestuar 3 pedagogë për marrje të parave, konkretisht 200 euro për një notë kaluese. Pse nuk shkruajnë portalet që pedagogia e arrestuar Elvira Lumi, shefe e departamentit te Gazetarisë, në vitet 2000, urinoi në klasë në sy të të gjithë studenteve?
E dinë të gjithë në Elbasan. Pati një shkallim nga trutë pedagogia në fjalë. Vinte në klasë e ofendonte vajzat me fjale të tilla si “oj kurvë”, “oj lavire”. Një ditë, një vajzë i thotë “O zyshe, sa e mirë je bërë sot”.
“Aaa ashtu”, i tha kjo? “Ja, më shiko sa e mirë që jam” dhe hoqi mbathjete urinoi në mes të klasës. Bëhet fjalë për në vitin 2000-2001. Nuk kishte përparuar teknologjia kaq shumë sa sot, për të pasur filmime.
Të gjithë te Cikli i Ulët e dinë këtë histori. Megjithatë, ajo vazhdoi të jetë pedagoge, madje u bë dhe shefe departamenti, se jetojmë në Shqipëri. Çdo gjë ndodh këtu”.
Më tej vajza vijon të tregojë edhe për dekanin e fakultetit të Gazetarisë, Albert Riskën, edhe ky i arrestuar. Për të hedh akuza edhe më të forta, teksa thotë se i detyronte studentet të shkonin në ekspedita jashtë Elbasanit, deri sa një autobus me to ra në Llogora, e si pasojë 13 vajza humbën jetën.
Ish-studentja kujton:
Pse nuk e përmendin Dekanin e Gazetarisë që është arrestuar, që i detyroi studentet të shkonin në ekspeditë në Sarandë, ku autobusi u rrezua e aty humbën jetën 13 bija nënash?
Çfarë shteti jemi ne, që këto “mostra” i lëmë akoma aty ku janë, gjoja të edukojnë breza? Sa për dijeni, të gjithë pedagogët në universitetin e Elbasanit, si te Cikli i Ulët, si te Shkencat Humane, të gjithë marrin lekë.
Janë bërë si uliganë duke u sjellë keq e duke trashur barkun që po i hipën deri në gjoks. Harrojnë këto pedagoge që ato lekë që marrin i kane HARAM, se studentët me 100 mallkime i japin.
Ka nga ata që vuajnë për bukën e gojës e kanë apo s’kanë, duhet të heqin kafshatën për të ngopur xhepat e këtyre flliqësirave”.
Vajza kujton edhe provimin e parafundit të diplomës, ku dekani, edhe pse nuk kishte shkuar asnjë orë për t’u dhënë mësim, i kishte detyruar të gjithë të paguanin rreth 100 mijë lekë, që të mos u vononte diplomat.
E reja vijon të shprehet:
Në provimin e fundit para diplomës, ku dekani i nderuar nuk na erdhi në asnjë orë mësimi, u detyruam që e gjithë klasa të hedhim me emra në listë nga 100 mijë lekë, vetëm që mos të na vonohej diploma. Ku është shteti o njerëz? Se si PD e si PS nuk pamë një herë rregull në institucionet tona? Turp për këta politikanë, turp për këtë shtet që vë pedagoge dhe një që ka mbaru me 5-a ose me diploma të blera.
Më vjen keq që jetoj në këtë vend, siç thosh Konica: “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”.
Ju lutem publikojeni, ndoshta e lexon ndonjë “i madh” dhe fillon vettingun e pedagogeve“.
/JOQ.al/