• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Laboratori i drogës në Fier, flasin punëtorët: Po ndërtonim…

10:26 : 11/05/2018
në AKTUALITET

“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët e të afërmve dhe punëtorëve të cilët thuajse kishin përfunduar së ndërtuari një laborator brenda magazinës në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj, në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit, që sipas policisë dhe prokurorisë së Fierit, do të përdorej për kultivimin dhe përpunimin e hashashit.

Hetimet kanë zbuluar se në magazinën 480 metra katrorë ku Vladimir Çilotaj kishte vendosur bazën ushqimore për bagëtinë që mbarështonte, mund të ishte duke u ndërtuar një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike dhe përpunimit të tyre. Kjo, pasi pas gjetjes së gomones ditën e hënë në bregdetin e Semanit nga policia kufitare, është konkluduar paraprakisht se pronari i saj mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga qyteti i Patosit, Vladimir Çilotajn.

Kur kanë mbërritur në pronat që administron 50-vjeçari Çilotaj në Mbrostar të Fierit, hetuesit kanë konstatuar se veç stallave ku qëndronin dhjetëra krerë lopë e derra, gjendej edhe një magazinë e mbushur nga të dyja anët me bazë ushqimore për bagëtinë. Por, kur oficerët e antidrogës kanë kërkuar që të zhvendosin dëngjet me bar për të parë në brendësi të magazinës, punëtorët dhe të afërmit e Vladimir Çilotajt janë shprehur se aty ishte duke u ndërtuar një pulari për rritjen e pulave. Pasi hetuesit kanë hyrë në ambientet e brendshme të asaj që prej punëtorëve është quajtur si një pulari në ndërtim, kanë konstatuar se aty ishin montuar pajisje që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin e drogës në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë.

Menjëherë ka nisur puna për zbulimin e vendodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave deri tani.

Ditën e djeshme, policia e Fierit njoftoi zbulimin e një laboratori në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, në njoftim thuhej se në afërsi të fshatit Seman ishte sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Lexo edhe:

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Vladimir Çilotaj ka qenë një emër i njohur për policinë e Fierit, pasi në janar të vitit 2011, ai u arrestua së bashku me ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Patos të Fierit, Gerjan Kondi pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto, në pronësi të Albpetrol-sha Fier. Në territorin ku gjendet magazina ku po montohej laboratori i drogës, gjenden ende çisternat e hidrokarbureve.

Lajme të lidhura

BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025
BOTA

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
Para

Ministër i Brendshëm nuk mund të jetë ai që moralin ia ka kompromentuar rëndë vëllai, subjekt i krimit të organizuar

TË GJITHA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com