Do të mblidhet sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vendosur datën e diskutimit për mandatin e Saimir Tahirit në parlament. Mandati pritet t’i kalojë Spartak Brahos.
Nga burime pranë KQZ-së bëhet e ditur se Braho ka plotësuar formularin e pranimit dy ditë më parë.
Spartak Braho është pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe me shumë gjasa pritet ta zërë ai vendin në Kuvend. Kujtojmë këtu se Braho mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI. Mirëpo, në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumëemërore të PS-së në qarkun e Tiranës.