• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Xhafaj të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin

23:10 : 11/05/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Për ish-Kryeministrin Berisha, Fatmir Xhafaj nuk ka rrugë tjetër veç dorëheqjes nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe përballja me ligjin.

“Ministri Xhafaj jo duhet të japë dorëheqjen, por duhet të shkojë në kokërr të burgut për veprimet që ka kryer. Më dukej sikur po shihja në krye të parlamentit Agron Xhafën me Aldo Baren, tha ish-Kryeministri në një intervistë për “Tv Klan”.

Mbrojtja politike për Agron Xhafajn nga i vëllai ministër, Berisha thotë se daton që në kohën kur Fatmir Xhafaj drejtonte Ministrinë e Drejtësisë në kabinetin “Nano”, për të vijuar edhe pas marrjes së detyrës si Ministër i Brendshëm ne qeverinë “Rama”.

“Si Ministër Drejtësie ai ka ndërhyrë dhe ka vendosur kontakte nëpërmjet Prokurorit të Bolonjës për të vëllanë e tij, ka urdhëruar Ardian Vishën me urdhër gjoja të Fatos Nanos, ta lëshojë në arrest shtëpie. Agron Xhafaj, që tani së fundi ka ndërruar dhe emrin dhe tani quhet Geron, maska që Fatmiri i ka vendosur Agronit, është këtu ndërtues, është pronar i lojërave të fatit, thuhet bashkë me Olsi Ramën. Por një gjë është e sigurt, lidhjet e tij me Don Agaçion, sekretarin e mafies shtetërore, kanë kufi vetëm qiellin, ai është kokë e këmbë me Agron Xhafën.”

Lexo edhe:

Takimi Putin-Trump në Alaska, Kremlini konfirmon konferencë të përbashkët për shtyp

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

Një tjetër akuzë që sipas ish-Kryeministrit rëndon mbi Ministrin Xhafaj është edhe ajo e falsifikimit të kodit të procedurës penale gjatë kohës kur Xhafaj kryesonte Komisionin e Reformës në Drejtësi, duke mos lejuar ekstradimin në Itali të Agron Xhafajt.

“Ka falsifikuar ligjin për ekstradimet. Ka hequr paragrafin në të cilin thuhet Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë fton Ministrinë e Drejtësisë të Italisë të sjellë kërkesën për zbatimin e vendimit të gjykatave italiane në Shqipëri. Sipas këtij ligji, nëse një terrorist shqiptar hedh në erë, ose në një akt terrorist merr jetën e dhjetëra qytetarëve italianë, ose një serial killer me origjinë shqiptare vret ndër vite me dhjetëra qytetarë italianë dhe nuk kapet dot nga autoritetet italiane, por gjykohet në mungesë, ai vjen në Shqipëri dhe nuk vuan qoftë dhe një ditë të vetme dënimin për krimin e shëmtuar në vendin që tjetri për 35 dollarë burgoset dhe vuan dënimin siç ka ndodhur në shumë raste. Pra, pse Fatmir Xhafaj duhet të shkojë në burg? Xhafaj duke falsifikuar ligjin faktikisht ka amnistuar në mënyrën më kriminale të gjithë ata kriminelë që mund të kryejnë krime të shëmtuara në vende të tjera dhe të shndërrojë Shqipërinë kështu në strofullën e kriminelëve shqiptarë nga mbarë bota.”

Mënyra për të rrëzuar nenin që opozita thotë se është falsifikuar nga ministri i Brendshëm, Berisha thotë se është Gjykata Kushtetuese. Por në kushtet në të cilat ndodhet kjo gjykatë, me vetëm dy anëtarë, është e pamundur.

“Edi Rama asgjësoi Gjykatën Kushtetuese. U fshi me qëllim. Nuk kam asgjë kundër largimit të të gjithë atyre që kanë shkelur ligjet e vendit, por do të kishte 100 mënyra të tjera për të programuar vettingun pa asgjësuar Gjykatën Kushtetuese. Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, ka qenë një nga qëllimet madhore të Soros-reformës, për ta shndërruar drejtësinë në një degë të ekzekutivit shqiptar.”

Por sa shanse ka që Prokuroria të nisë sipas ish-Kryeministrit Berisha një hetim në lidhje me akuzat e ngritura nga opozita për Ministrin e Brendshëm?

“Me zgjedhjen e Edi Ramës Kryeprokuror i Përgjithshëm, nuk ka më shanse për hetime nga prokuroria, por vetëm zbatim urdhrash nga Edi Rama.”

Në mungesë të një drejtësie për këtë aferë, zgjidhja për ish-kryeministrin duhet të vijë nga populli.

“Kjo çështje, absolutisht nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të krrehen me forcën e një uragani popullor këto kalbësira që nuk kanë ligj dhe as parim, përveç interesave kriminale të tyre dhe të familjarëve të tyre.”

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi Putin-Trump në Alaska, Kremlini konfirmon konferencë të përbashkët për shtyp

12:48 : 14/08/2025
AKTUALITET

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025
RAJONI

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

12:10 : 14/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

12:02 : 14/08/2025
AKTUALITET

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

11:48 : 14/08/2025
BOTA

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

11:47 : 14/08/2025
Para

Horoskopi ditor, 12 Maj 2018

TË GJITHA

Takimi Putin-Trump në Alaska, Kremlini konfirmon konferencë të përbashkët për shtyp

12:48 : 14/08/2025

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

12:10 : 14/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

12:02 : 14/08/2025

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

11:48 : 14/08/2025

WhatsApp: Rusia po përpiqet të na bllokojë

11:47 : 14/08/2025

Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi

11:33 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com