Zbulohet fustani i nusërisë që do të veshë Meghan Markle në dasmën mbretërore, ku do të lidhë kurorë me princin Harry.
Zgjedhjen ia kanë besuar firmës Ralph&Russo. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail” bëhet fjalë për një fustan mahnitës në të cilin Meghan padyshim do të duket e mrekullueshme.
Por sigurisht një fustan i tillë ka edhe një çmim shumë të lartë, pasi raportohet se kushton 100 mijë dollarë.
Shoqërues të nuses do të jenë princi George, Princesha Charlotte dhe Mia Tindall. Dukesha e Cambrige do të jetë në dasmë, por pa princin e vogël Louis.







Sakaq, mësohet se Princ Harry 33 vjeç dhe aktorja Meghan Markle 36 vjeç nuk do të shkojnë menjëherë në muaj mjalti pas dasme, por do të shkojnë mw pas, gjatw sezonit të verës.












