• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Ja si e ndryshoi vaksina botën

17:23 : 04/05/2018
në SHENDETI

Paramendojeni befasinë e një egjiptologu kur në vitin 1898 e kishte gjetur faraonin e mumifikuar fytyra e të cilit ishte brazduar nga lija, sëmundje për të cilën u gjend ilaçi vetëm 100 e ca vjet më herët.

Sot, zbulimi i këtij ilaçi është rrëfim suksesi për mjekësinë, por përpara këtij zbulimi, virusi i lisë, për 3000 vjet me radhë kishte shfarosur komunitetet anembanë globit. Sëmundja skajshmërisht infektuese e cila nuk zgjidhte fare, duke mbytur të pasur e të varfër, erdhi në perandoritë e reja të botës përmes eksploruesve evropianë.

Lija më në fund u fut nën kontroll nga shpikja e vaksinës së parë në botë, nga fundi i të 1700-tave, por frika se mbetjet e qelizave në enët Petri, mund të përdoren si armë biologjike, ende ekziston.

Perandoritë rrënohen

Besohet që lija së pari u paraqit 10.000 vjet më parë në Afrikën Veriore, duke u shpërndarë ngadalë në pjesët e tjera të botës antike. Epidemitë e përsëritura të virusit të rrezikshëm, që shkaktonte puçrra, ethe dhe shpesh verbëri, filluan të shfaqen disa mileniume më vonë. Duke lënë anash fytyrën e Ramsesit V, faraonit që iu dorëzua lisë më 1156 para Krishtit, për virusin u shkrua në tekstet bashkëkohëse të Indisë dhe Kinës. Afërsisht 30 për qind e të infektuarve me li vdisnin, kurse statistikat ishin madje edhe më të rënda për fëmijët. Sipas disa të dhënave, foshnjat e porsalindura shpesh liheshin pa emra, derisa ato, paevitueshëm, infektoheshin dhe nëse mbijetonin, pagëzoheshin. Lija vazhdoi të shpërndahej nëpër Azi në Mesjetë dhe arriti në Evropë në vitin 700 pas Krishtit, duke vrarë pa diskriminim. Valët e epidemive zhdukën popullsi të gjera rurale, por nuk kursyen as mbretërit: Mbretëreshën Meri ll të Anglisë, perandorin e Shenjtë Romak Jozefin I, Mbretin francez Luigjin XV dhe carin Pjetër ll të Rusisë. Këta të gjithë i vrau lija, madje të fundit pak para se të martohej.

Lexo edhe:

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

Tirana udhëton në Rrogozhinë, katër mungesa të sigurta përballë Egnatias

Mbase viktimat më së paku të mbrojtura nga lija qenë aztekët dhe indianët inka të Botës së Re, të cilët, pa imunitetin ndaj sëmundjeve evropiane, pothuajse u shfarosën krejtësisht nga virusi para se konkvistadorët spanjollë ta bënin këtë me armë në shekujt 16 dhe 17.

Femrat e qumështoreve ndihmojnë në krijimin e vaksinës

Në fillim të shekullit të 18-të, 400.000 evropianë vdisnin nga lija, kurse njëri në shtatë sish ishte fëmijë rus. Për së paku 2800 vjet kjo sëmundje vriste pa u penguar. E vetmja që i lidhte historitë shkatërruese të saj ishte se ata që ishin me fat dhe e mbijetonin atë, nuk sëmureshin më. Koncepti i inokulimit-duke e ekspozuar një individ me pak sasi të vogla të sëmundjes, ashtu që të krijohet imuniteti-ishte i njohur në Afrikë, Indi dhe Kinë në shekullin e 17, kurse u bë i popullarizuar në Evropë kah fundi i 1700-tave. Lija së pari u sulmua në Evropë, kurse procedura e rrezikshme u krye me sukses, duke vrarë vetëm pak prej të injektuarve. Më 1796 u bë një zbulim i ri nga Edward Jenner, doktor britanik.

Duke vënë re se femrat e qumështoreve (fermave të lopëve), infektoheshin rrallë nga lija e lopëve, një virus i ngjashëm, por shumë më pak i rrezikshëm se lija, Jenneri injektoi një djalosh të ri me material nga plaga e lisë së lopës, kurse me vone e inokuloi me linë e rrezikshme. Djaloshi nuk u sëmur – Jenneri shpiku “vaksinimin” e parë, fjalë që rrjedh nga latinishtja vacca, që do të thote lope. Testet e mëtjeshme dëshmuan përfundimisht se virusi i lisë së lopës ishte në gjendje të ndërtonte imunitetin kundër lisë vdekjeprurëse. Duke përdorur teorinë e këtij doktori, vaksina të ngjashme u krijuan kundër sëmundjeye si ethet e verdha, shyta, fruthi dhe tetanusi.

Brengat armëve biologjike

Epidemitë e lisë vazhduan përgjatë shekullit të 20, derisa Programet e vaksinimit u rregulluan dhe u implementuan anembanë botës. Më 1980, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se lija është mundur plotësisht, por mostra të virusit mbesin në dy laboratorë në SHBA dhe Rusi, duke nxitur drojën e rënies së tyre në duar të gabuara, që do të përdoreshin si armë biologjike. Zbulimet më 1992 se BRSS-ja po zhvillonte program të armëve biologjike të lisë, plus frika e antraksit më 2001, vetëm sa I shtuan brengat. Ka “drojë kredibile” se virusi është siguruar nga terroristët, kjo sipas Qendrës së SHBA-ve për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e tyre.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025
SPORT

Tirana udhëton në Rrogozhinë, katër mungesa të sigurta përballë Egnatias

20:00 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Shqiptari i arratisur nga burgu grabit dhe plagos ukrainasen në Greqi

19:49 : 19/09/2025
BOTA

“Erdhi koha të mbyllim çezmën”, BE kërkon ndalimin e gazit rus deri në vitin 2027

19:37 : 19/09/2025
BOTA

Bleu rroba “Dior” dhe “Burberry” me para publike, kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion

19:33 : 19/09/2025
Para

Kryemadhi: Tahiri peng i Ramës, të dy pengje të krimit të organizuar

TË GJITHA

“Rama e eliminoi Veliajn politikisht”, Bushati: Nisma për shkarkim nga këshilltarët, ‘legenllëk’!

20:17 : 19/09/2025

Tirana udhëton në Rrogozhinë, katër mungesa të sigurta përballë Egnatias

20:00 : 19/09/2025

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025

EMRI-FOTO/ Shqiptari i arratisur nga burgu grabit dhe plagos ukrainasen në Greqi

19:49 : 19/09/2025

“Erdhi koha të mbyllim çezmën”, BE kërkon ndalimin e gazit rus deri në vitin 2027

19:37 : 19/09/2025

Bleu rroba “Dior” dhe “Burberry” me para publike, kryebashkiakja e Parisit akuzohet për korrupsion

19:33 : 19/09/2025

“10 ditë jashtë Kuvendit”/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

19:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com