• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Nën rrethim nga të gjitha anët, Saimir Tahiri i vetëm në betejën e tij

19:38 : 03/05/2018
në POLITIKE

Gjashtë muaj pasi Partia Socialiste përdori shumicën e vet parlamentare për të bllokuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij si i dyshuar për trafik droge, ministri më jetëgjatë i punëve të brendshme në Shqipëri Saimir Tahiri deklaroi të enjten se do të japë dorëheqjen si deputet, duke humbur privilegjin e imunitetit nga arrestimi.
“Deri kur të zbarthet e vërteta e plotë, unë nuk do të jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milionë shqiptarët e tjerë,” tha ai në një konferencë për shtyp në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.

Tahiri, 39 vjeç, u zgjodh deputet nga lista e Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe u bë Ministër i Brendshëm nën qeverinë e parë Rama më 2013. Si ministër ai u bë i njohur për spektaklet në marrëdhënie publike dhe për punësimin e kameramanëve të vetë si dhe për parada policore të koreografuara. Suksesi i tij në shtypjen e Lazaratit më 2014, të njohur si kryeqyteti i kanabisit për Europën, i dha atij lavde ndërsa disa analistë filluan ta shohin si një pasardhës të mundshëm të Ramës në rolin e kryetarit të Partisë Socialiste. Gjithsesi më 2015 ai u përball me akuza publike si person i përzjerë në mënyrë aktive në trafikun e drogës.

Dritan Zagani, një ish-oficer policie, pretendoi se Tahiri kishte urdhëruar arrestimin e tij për shkak të hetimeve që ai kishte bërë mbi disa kushtërinj të largët dhe mbështetës të Tahirit të njohur si banda e Habilajve. Zagani, i cili u arratis nga Shqipëria për të kërkuar azil politik në Zvicër, deklaroi se Tahiri i kishte dhënë trafikantëve makinën e tij private në mënyrë që ata të mos kontrolloheshin nga policia. Një hetim nga prokuroria në atë kohë i gjeti pretendimet e Zaganit të pavërteta.

Tahiri u hoq si Ministër i Brendshëm më 2017 dhe u rizgjodh si deputet pak muaj më vonë. Gjithsesi, në tetor 2017, policia italiane arrestoi një nga vëllezërit Habilaj ndërsa përgjimet e tyre nxorrën në pah marrëdhënien mes Tahirit dhe bandës kriminale. Pas publikimit të përgjimeve italiane, prokurorët shqiptarë kërkuan nga parlamenti leje për arrestimin e tij. Shumica Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e hodhi poshtë kërkesën si të pabazë dhe të motivuar politikisht. Gjithsesi, Rama u përball me presion në rritje gjatë muajve që pasuan për qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje.

Javën e kaluar Rama vizitoi Gjermaninë duke shpresuar se do të merrte mbështetje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së. Anëtarë të Bundestagut e pyetën atë mbi kërkesën e prokurorëve për arrestimin e Tahirit, gjë që u interpretua në Shqipëri si një pengesë e mundshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Lexo edhe:

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

Duke pretenduar se është viktimë e rrethanave, Tahiri thotë se ka një shpjegim për përdorimin e makinës së tij nga anëtarët e Habilajve dhe se ai po luftohet në mënyrë agresive nga opozita për shkak të suksesit të tij në luftën kundër drogës dhe korrupsionit.

“Si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë tek mua, do të përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhor këtë popull e sot shesin dëngla,” tha Tahiri. /Birn

Lajme të lidhura

BOTA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

16:03 : 19/08/2025
RAJONI

Gjykata Speciale vendos kufizime për vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

15:55 : 19/08/2025
AKTUALITET

Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë

15:40 : 19/08/2025
AKTUALITET

KLP dhe rënia e faqes zyrtare: Kur papërgjegjshmëria bën dëm dhe gënjeshtrat janë mbrojtja e vetme

15:20 : 19/08/2025
AKTUALITET

Përplasen dy makina në Fier, lëndohet një fëmijë, sherr mes shoferëve

15:13 : 19/08/2025
Para

Ja pse duhet të hani sa më shumë qershi

TË GJITHA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

16:03 : 19/08/2025

Gjykata Speciale vendos kufizime për vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

15:55 : 19/08/2025

Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë

15:40 : 19/08/2025

KLP dhe rënia e faqes zyrtare: Kur papërgjegjshmëria bën dëm dhe gënjeshtrat janë mbrojtja e vetme

15:20 : 19/08/2025

Përplasen dy makina në Fier, lëndohet një fëmijë, sherr mes shoferëve

15:13 : 19/08/2025

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

14:55 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com