• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, me fuqi detyruese

18:49 : 03/05/2018
në RAJONI

Autoritetet në Kosovë dhe në Serbi, tashmë janë të vetëdijshme se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve do të duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike ndërkombëtare.

Ndonëse, sipas tyre, deri te arritja e një marrëveshjeje të tillë, palët ende do të bisedojnë, megjithatë, autoritetet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme se si do t’i qasen.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja vendet, nënkupton që praktikat e deritashme nga dialogu i Brukselit, ku zbatimet e marrëveshjeve të arritura janë zvarritur ose nuk janë zbatuar fare pa ndonjë sanksion, do të braktisen.

“Tani, synohet që të ndërpritet kjo praktikë dhe të bëhet një kuadër tjetër i dialogut dhe marrëveshjes, e cila do të ketë fuqi detyruese. Kur thuhet ‘fuqi detyruese juridikisht për palët’, nënkupton që do të ketë një mekanizëm zbatues dhe do të ketë garantues që do të kenë levë ndikimi, përkatësisht, mund të zbatojnë ligjërisht sanksione ndaj palëve që nuk i vënë në jetë dispozitat e marrëveshjes së tillë përfundimtare”, tha profesor Hasani.

Profesori tjetër i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja ligjërisht e obligueshme nënkupton nënshkrimin e një traktati ose marrëveshjeje që përcakton konturat e raporteve ndërmjet dy subjekteve në të ardhmen.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

Një marrëveshje e tillë, sipas tij, do të ishte përfundim i një procesi të dialogut, rezultatet e të cilit përfshihen në një dokument, ku të dyja palët zotohen se dispozitat e dala do të kenë natyrë obliguese. Si rrjedhojë, siç thotë profesor Hoti, kjo do të nënkuptonte njohjen reciproke të vendeve, të paktën ‘de facto’, sepse traktati, marrëveshja apo konventa, nënkuptohet si mekanizëm, përmes të cilit komunikohet në të drejtën ndërkombëtare, ndërmjet shteteve të pavarura.

“Me këtë, të dy vendet marrin mbi vete që të respektojnë njëra-tjetrën dhe të promovojnë parimet e paqes, prosperitetit dhe fqinjësisë së mirë. Garant i zbatimit të kësaj marrëveshje, zakonisht janë organizatat ndërkombëtare ose në rastin konkret, meqë dialogu po mbështetet nga Bashkimi Evropian – dhe në këtë dritë, ne kemi edhe një argument më tepër që Serbia dhe Kosova dëshirojnë apo kanë ambicie që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian – pra, BE-ja mbetet garant i zbatimit të kësaj marrëveshje”, tha profesor Hoti.

Por, profesor Hasani, shpreh mendimin se është vështirë e besueshme që vetëm Bashkimi Evropian mund të jetë garantues ekskluziv i një marrëveshjeje juridikisht obliguese ndaj palëve.

Sipas tij, përderisa Bashkimi Evropian ka më shumë ndikim mbi Serbinë, ngjashëm nuk ndodhë me Kosovën, për shkak se siç thotë ai, ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën është vendimtar.

Garantuesit e këtij procesi, sipas profesor Hasanit, duhet të jenë gjithëpërfshirës.

Në anën tjetër, siç thotë ai, pala e Kosovës duhet të jetë mjaft e kujdesshme se si i qaset arritjes së kësaj marrëveshjeje. Përvojat e deritashme në arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç janë: ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshjet e arritura në Bruksel, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ose për gjykatat në veri, siç thotë ai, kanë treguar se pala e Kosovës nuk ka qenë profesionalisht e përgatitur për të definuar kuptimin e shprehjeve në dokumentet e marrëveshjeve përkatëse.

“Gjykuar nga përvoja, në këto raste konkrete, kam përshtypjen që pala jonë nuk ka qenë në nivel të detyrës. Potencialisht mund të jenë të mashtruar sërish, për çështjet bazike, sepse dokumenti juridikisht i obligueshëm ndërtohet nga politika dhe projektimi i forcës politike. Por, gjuha e atij dokumenti mund të interpretohet vetëm përmes parametrave juridik”, tha profesor Hasani.

Edhe profesor Hoti, shpreh mendimin qe pala e Kosovës duhet të jetë skajshmërisht e kujdesshme në arritjen e një marrëveshje juridikisht obliguese më Serbinë, sepse përmbajtja e marrëveshjes do të reflektojë tërësisht prezantimin e Kosovës në të ardhmen.

“Formulimet ose dispozitat që do të përfshihen në këtë marrëveshje, duhet të reflektojnë: sovranitet, integritet territorial dhe funksionalitet të një shteti në vete dhe të pavarur. Kjo nënkupton, në radhë të parë, në masën absolute, shmangie të dispozitave, të cilat kanë dykuptimësi, të cilat mund të interpretohen, në fazat e mëvonshme, sipas tekeve të palëve. Kjo do të sillte probleme në mes palëve dhe pse jo, ndoshta edhe të hapen probleme tjera, për t’u interpretuar qoftë nga OKB-ja, nga ndonjë gjykatë apo të ngjashme”, tha Hoti.

Arritja e një marrëveshje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përveç zgjidhjes së problemeve ndërmjet dy vendeve, do ta lehtësonte edhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Ky i fundit, edhe më herët e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë bartjen apo importimin brenda vetes të konflikteve apo krizave midis vendeve dhe ka kërkuar që mosmarrëveshjet apo konfliktet, këto vende t’i zgjidhin para anëtarësimit të tyre në BE./REL

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025
AKTUALITET

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025
Para

‘Kaloi një natë me aktoren e filmave porno’, Donald Trump e pranon: Kam paguar 130 mijë USD për…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com