• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Kaloi një natë me aktoren e filmave porno’, Donald Trump e pranon: Kam paguar 130 mijë USD për…

19:00 : 03/05/2018
në BOTA

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi të enjten pagesën e një shume prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016 lidhur me akuzat rreth një çështje dhjetëvjeçare me të. Presidenti tha ndërkohë se pagesa nuk përfshinte fonde të fushatës.

Presidenti Trump pohoi se ka rimbursuar avokatin e tij personal, Michael Cohen, në formë pagesash mujore, pasi zoti Cohen kishte paguar aktoren e filmave për të arritur që ajo të mos fliste rreth pretendimeve se kishte kaluar një natë me zotin Trump në vitin 2006.

Sipas aktores Stormy Daniels, bëhej fjalë për një natë në një hotel të Nevadës, disa muaj pasi bashkëshortja e zotit Trump kishte lindur djalin e tyre.

Në një varg komentesh në Twitter, Presidenti shkruante sot se paratë e paguara për zotin Cohen ishin “jo nga fushata” dhe nuk kishin “fare lidhje me fushatën”.

Mr. Cohen, an attorney, received a monthly retainer, not from the campaign and having nothing to do with the campaign, from which he entered into, through reimbursement, a private contract between two parties, known as a non-disclosure agreement, or NDA. These agreements are…..

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 3, 2018

Lexo edhe:

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’

Sipas presidentit Trump, marrëveshja e arritur me 39-vjeçaren Daniels për të mos folur rreth çështjes është “diçka shumë e zakonshme midis njerëzve të famshëm dhe të pasur”. Ai shtoi se kjo do të përdorej në arbitrazh për të kërkuar dëmshpërblim nga zonja Daniels, pasi javët e fundit ajo ka dhënë intervista në media.

Nga ana e saj, zonja Daniels ka thënë se marrëveshja nuk është e vlefshme sepse nuk është nënshkruar nga zoti Trump.

Një nga avokatët e zotit Trump, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ishte i pari që zbuloi për mediat se zoti Trump e kishte rimbursuar avokatin e tij privat Cohen.

Zoti Giuliani tha gjithashtu sot se pagesa për zonjën Daniels që ajo të mos fliste erdhi në një moment delikat në fushatën e kandidatit Trump, pak para zgjedhjeve të 8 Nëntorit 2016 kundër rivales demokrate Hillary Clinton. “Cohen bëri punën e tij,” tha zoti Giuliani.

Konfirmimi i Presidentit Trump për rimbursimin e zotit Cohen bie në kundërshtim me komentet e bëra më parë prej tij në lidhje me pagesën.

Një muaj më parë, në një intervistë në avionin presidencial, ai mohoi të kishte dijeni për pagesën që Cohen kishte bërë për zonjën Daniels.

“Për këtë duhet të pyesni zotin Michael Cohen, ai është avokati im,” tha në akohë Presidenti Trump.’

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders iu shmang sot një pyetjeje lidhur me mospërputhjen mes pohimit të bërë nga presidenti në avion dhe deklarimeve të zotit Giuliani rreth pagesave të zotit Trump për avokatin e tij Cohen.

VOA

Lajme të lidhura

RAJONI

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

20:30 : 23/08/2025
SPORT

Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’

20:24 : 23/08/2025
BOTA

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025
AKTUALITET

Shoferi humb kontrollin e makinës në Shkodër–Koplik, plagoset bashkë me dy pasagjerët

19:56 : 23/08/2025
AKTUALITET

Vr*u gruan, deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem

19:45 : 23/08/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës

19:39 : 23/08/2025
Para

Rënia e euros/ Vjen shqetësimi i madh, ja kush i shkruan letër Qeverisë

TË GJITHA

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

20:30 : 23/08/2025

Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’

20:24 : 23/08/2025

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025

Shoferi humb kontrollin e makinës në Shkodër–Koplik, plagoset bashkë me dy pasagjerët

19:56 : 23/08/2025

Vr*u gruan, deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem

19:45 : 23/08/2025

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës

19:39 : 23/08/2025

VIDEO/ Kepi i Rodonit plot me plehra, qytetari: Kështu i pret shteti shqiptar turistët?

19:27 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com