• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Roma-Liverpool, verdhekuqtë kërkojnë mrekullinë e dytë në “Olimpico”

12:18 : 02/05/2018
në SPORT

Rrufeja nuk godet kurrë dy herë në të njëjtin vend, thotë një shprehje e vjetër. Roma pret Liverpoolin në stadiumin “Olimpico” në gjysmëfinalen e kthimit në Champions League me objektivin për të përsëritur përmbysjen e madhe që ekipi “verdhekuq” regjistroi tri javë më parë ndaj Barcelonës së Ernesto Valverdes, por, për t’iu afruar sadopak një triumfi të këtyre përmasave, skuadra e Eusebio Di Francescos duhet të bëjë fillimisht diçka, të cilën deri më sot, gjatë edicionit të 26 të këtij kompeticioni, nuk ia ka dalë mbanë për ta arritur asnjë klub në Kontinentin e Vjetër. Kuptohet, në orën 20:45, në “Qytetin e Përjetshëm”, Roma do të bëjë çmos për t’iu afruar kualifikimit, por “verdhekuqve” iu nevojiten minimalisht tre gola, në një kohë kur ekipi nga Merseyside është i vetmi në këtë sezon të Champions-it që nuk njeh humbje.

Është e vërtetë që Roma rrugës për të mbërritur deri në këtë pikë ka thyer në “Olimpico” Chelsea-n e Antonio Contes me rezultatin 3-0, por kjo gjë ka ndodhur në fazën e grupeve, ndërsa tani diçka e tillë ngjan vërtet me një mision të pamundur, sidomos pas shembullit negativ të Barçës, që në mënyrë të pavullnetshme i bëri një favor të jashtëzakonshëm Liverpulit, duke zbritur në kryeqytetin italin me shenja të theksuara mendjemadhësie dhe pa përkushtimin e mentalitetin që nevojitet për të interpretuar siç duhet një përballje, takimin e parë të të cilit skuadra blaugrana e kishte fituar me plot tre gola diferencë. Në “Anfield” javën e kaluar Roma luajti vërtet shumë mirë në 20′ e para dhe kjo gjë përkoi pikërisht me dëmtimin e Oxlade-Chamberlain, sepse pas zbritjes në fushë të mesfushorit holandez Wijnaldum “të kuqtë” morën lojën në dorë dhe shtuan menjëherë ritmin.

Sigurisht që tetë ditë më parë në “Anfield” influencoi shumë edhe naiviteti i habitshëm i 48-vjeçarit abrucez, që e rreshtoi Romën lart në fushë dhe me tre mbrojtës, për më tepër ndaj një skuadre si Liverpooli që ka përpara tre futbollistë tepër të shpejtë si Mane, Salah dhe Firmino.

Sidoqoftë pasi shënoi pesë gola në katër këndeshin e një portieri si Alisson, Jurgen Klopp preferoi të ruhej, duke ulur ndjeshëm ritmin, gjë që më pas solli edhe dy golat e “verdhekuqve” në 10′ e fundit të takimit. Di Francesco nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Diego Perotti, por po bëhet çmos për të rikuperuar në kohë mesfushorin holandez Strootman, ndërsa në krahun tjetër, përveç Oxlade-Chamberlain, do të mungojnë edhe lojtarët e tjerë, që në fakt nuk ishin as në “Anfield”: Lallana, Can, Matip dhe Joe Gomez. Gjithsesi, këtë radhë, për herë të parë pas plot 17 vjetësh, klopp nuk do të ketë në krah gjithashtu as krahun e tij të djathtë, asistentin e mirënjohur boshnjak, Zeljko Buvac.

Lexo edhe:

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

“Verdhekuqtë” nuk kanë asgjë për të humbur, por në anën tjetër Jurgen Klopp luan gjithë sezonin në harkun e vetëm katër ditëve, sepse të dielën pasdite në “Stamford Bridge”, të kuqtë duhet të evitojnë patjetër humbjen me Chelsea-n, që në Premiership është vetëm gjashtë pikë larg e ka gjithashtu edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Nëse klubi nga Merseyside kërkon finalen e 3-të në 14 edicionet e fundit, Roma në krahun tjetër mungonte në gjysmëfinale në Kupat e Evropës që nga viti 1991, kur eliminoi Brondby-n në Kupën UEFA, gjithsesi “verdhekuqtë” nuk e kanë mundur Liverpulin në asnjë nga katër përballjet që këto dy klube kanë patur në Kupën e Kampioneve apo Champions League.

“Të kuqtë”, që numërojnë 38 gola në këtë aktivitet, u bënë ekipi i parë që ka në përbërje tre lojtarë me më shumë se 8 gola, ku spikat dyshja Salah – Firmino me 10 të tillë, gjithsesi ish-sulmuesi egjiptian i Romës për dy sezone duket vërtet i papërmbajtshëm, teksa ka shënuar 8 gola në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, pa harruar aspak një futbollist si James Milner, që me 9 asistet e tij barazoi rekordin e vitit të kaluar të brazilianit Neymar. Ndeshja do të luhet në kryeqytetin italian nën masa tepër të rrepta sigurie dhe do të drejtohet nga 41-vjeçari slloven, Damir Skomina.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
BOTA

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025
AKTUALITET

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025
SPORT

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025
Para

Anëtari i radhës i Kushtetueses që do të dalë para Vettingut, ja kush është

TË GJITHA

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com