Shpërthime të fuqishme kanë tronditur vlorën gjatë orëvëe të vona të natës.
Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen “28 Nëntori”, vetëm 50 metra larg drejtorisë së policisë.
Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur gati 1 orë më pas në lagjen “Karabash” në afërsi të bashkisë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.